MBLEDHJE QEVERIE / Ministrja e Arsimit nis të flasë me vetëbesim, por meket rrugës

January 28, 2019 19:32

MBLEDHJE QEVERIE / Ministrja e Arsimit nis të flasë me vetëbesim, por meket rrugës

BLV. DËSHM. E KOMBIT, TIRANË – Ndërsa mori fjalën pardje gjatë mbledhjes së parë të kabinetit qeveritar me përbërjen e re, ministrja e Arsimi Besa Shahini filloi të sqarojë me vetëbesim dhe zë të vendosur mbi ndryshimet që do të bëhen në sistemin arsimor universitar.

Por, siç pohojnë burime mistrece, guximi ballëhapët i ministres u mek rrugës, teksa volumi dhe intensiteti i zërit erdhën duke u ulur, për t’u mbyllur me një “nuk e di, ndoshta edhe jo” të vakët.

“Fakti është që përqindja e pjesëmarrjes që kërkojnë studentët në senatet universitare nuk mund të rritet më shumë se 20%. Pakësimi i numrit të protestuesve tregon se politikat tona kanë qenë të drejta, të sinqerta. Reagimet e para të zotit Kryeministër na kanë treguar rrugën nëpër të cilën duhet të ecim”, tha Shahini, duke e nisur shtjellimin e saj me zë të sigurtë e plot besim në vetvete.

Por teksa në fillim lëvdatat për shefin e qeverisë morën xhelozinë e ministrave të tjerë, jehona e zërit të Besës sillej nëpër ajrin e sallës dhe kthehej tek autorja, duke ia zbehur sigurinë dhe autoritetin e fjalimit.

“Tani që po flasim, jemi duke sqaruar si studentët, edhe pedagogët, se përpos uljes së tarifave, do të nxisim edhe rishikimin e gradave të dyshimta shkencore. Duhet ta bëjmë sa jemi në kohë, ndryshe do të jetë shumë e vështirë…”.

“Kam përshtypjen se kjo gjë duhet zgjidhur shpejt… apo jo?”, shtoi Besa dhe heshtja absolute që merrte si përgjigje, bëri t’i dridhej zëri.

Edhe pse fillimisht ministrja e Arsimit u duk se kishte nën zotërim të plotë situatën dhe emocionet e veta, dëshmitarët pohojnë se ishte vetëm çështje sekondash para se zyrtarja e lartë të humbiste toruan përpara sallës së heshtur.

Padyshim, për këtë ndihmoi edhe mungesa e çdo reagimi inkurajues, sado të vogël.

“E kam fjalën, do të vuanim shumë më vonë, apo jo?”, shtoi si në ethe Shahini. “Si tha dhe zoti Kryeministër më përpara… hapja e zemrës kundrejt studentëve, që janë në shumicë votuesit tanë, është jetike, drejt?”

Një shpresë e vockël se Kryeministri do ta mbështeste, u shua kur Ai thjesht qëroi zërin: “Hhhmmmm!”

“Të paktën, unë kështu mendoj”, mërmëriti ministrja, pasi kolegu i saj Gent Cakaj ja devijoi vështrimin dhe pa jashtë dritares.

Shahini tentoi dëshpërimisht të bënte mbylljen e fjalës, duke u lodhur më kot të marrë njëfarë mbështetjeje a miratimi nga ndokush prej të pranishmëve.

“Besoj se… avantazhi ynë… lidhur me këto çështje …”, dhe ministrja bëri tentativën e fundit, “apo jo Belinda?”, por ministrja e Infrastrukturës po shtirej sikur mbante shënime dhe nuk e ngriti kokën nga tavolina.

“Tashti, kjo ishte vetëm një ide”, u mek përfundimisht ministrja e Arsimit, “nuk e di, mbase jo…”.

Dhe para se të ulej, shtoi, “më falni, kaq kisha”.

Drejtuesi i mbledhjes, as më pak e as më shumë vetë Kryeministri çoi kokën nga fleta që ishte duke vizatuar, pyeti, “mbarove ti?” dhe vijoi mbledhjen me timbrin e fortë bariton:

-Hëëëë? Kush e do fjalën?  

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike post-universitare 

January 28, 2019 19:32
Komento

14 Komente

  1. Aliu nga Selenic January 28, 17:44

    “Brravo” Gazeta “Dita”. Ministres se re qe sapo mori detyren e “inkurajuat” e “meshtete” e “suptizuat” e te gjitha te “mirat” per te i “bete”
    Me siguri qe per sa te jen ne detyre Besa Shahini dhe Gente Cakaj me ta do te merreni. Do te futeni thell ne laburinthn e shpirtit te tyre vetem e vetem per ti Denigruar.” Brravo ” Gazeta “Dita” ne unison te plote me Partin Demokratike dhe me Sali Berishen.!

    Reply to this comment
    • N.VJOSA January 28, 20:26

      Ali i dashur,
      Mos i merr seriozisht keto që shkruhen se bejnë hajgare, jane humor i zi i gojëve te liga.
      Por opinioni yt qendron, nuk i duane kosovaret, jane gati ti quajnë sërbë…Jane rreshtuar me Don Metën…
      Medet, medet….

      Reply to this comment
      • Aliu nga Selenic January 29, 01:19

        Eshte shume e vertet qe disa nuk i duan shqiptaret e Kosoves pore duhet ta dijen mire se dashur apo pa dashur ata po bejen punen e serbit.
        Edi Rama per mua ne kete pike sa i perket ceshtjes son Kombetar eshte njesh.Per ket ai merre falenderimte me te mira per faktin se eshte lojtar i fuqishem per ceshtjen Kombetar.
        Kjo Neti e shqetson shum Opoziten dhe kryesishte Berishen po perse.
        1) Se Qeveria Socialiste gjat viteve 1997-1999 beri ingranimin e faktorce kombetrat e nderkombetar per realizimin e ceshtjes son kombetar per lirin e Kosoves.
        2. Edhe pas clirimit te Kosoves eshte Edi Rama qe beri tentativa te medha drejte bashkimit ton kombetar.
        3.) te gjith faktoret Partia Socialiste e shqiperise i ka luajtur ne favore te ceshtjes son Kombetare.
        Ndersa e Djathta qe i dha Nafte serbise eshte e diskretituar pasi vete Berishe eshte agjent i UDB-se dhe faktet per dite po dalin ne shesh.
        Kjo i ka alarmuar te gjith dhe nuk kan se c`fare ti bejn Edi Rames dhe sulmojne dy ministrat te rij nga Kosova qe ne historin shqiptare eshte hjedhur nje hap shume i rendesishem! Kjo i tmerron ata.!

        Reply to this comment
  2. Tan January 28, 17:52

    Aha, zonja e zoterinj! Nuk doja me pas asnje paragjykim per kete gocen, se duket serioze dhe tejet e impenjuar. Por kur pashe se nuk diti me ja dhi Canit hajvanit qe i nxorri foto homologesh nga bota, kuptova qe kjo detyre eshte e parakohshme per supet e saj

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic January 28, 18:52

    Mos i paste ditur do ti mesoje.! Cani me perralla merret tere jeten. Ai me shum kerkon te denigroje se sa te ndihmoje.!

    Reply to this comment
    • Gallata January 28, 19:55

      O shef Aliu nga…!
      Kerkoj llafin per te sqaruar ca gjera!
      Te emerosh nje minister te ri pasi ke hequr nje te vjeter pa i bere me pare nje analize tre gjithanshme arsyeve te bene te mundur si shkarkimin ashtu edhe emerimin!
      Se pari Rama duhet te fuste ne vrime te gjilperes ministren Nikolla,se ishte ministria e saj qe beri te mundur zhvillimin e protestes madheshtore te studenteve per dy jave!
      Por Rama jo vetem nuk i beri analize 70 % te ndryshimeve te qeverise,,por mbi te gjitha lavderoi Nikollen,pikerisht ate qe duhej derrmuar me kritika!
      Shtrohet pyetja::
      -Pse nuk e beri kete Rama si per kete edhe per te tjeret,por futi ne loje justifikimin skandaloz se paskan mbushur 5 vjet ne detyre?
      Ku e gjeti Rama kete shifer magjike qe e ndaloi te gjykonte te gjithe ministrat e shkarkuar dhe pastaj te vleresonte edhe te tjeret zevendesues te tyre,qe duhet te kishin CV me te mire nga ata qe iken e jo te ishin vetem miqte e Rames,krejtesisht anonime per opinionin?
      Por Rama kete mbrockull nuk e beri per te mbrojtur ministrat,por veten e tij!
      Se po te pranonte se ministrat u shkarkuan per dobesi ne pune atehere do te dilte se edhe ai paska qene i pa afte me gjithe keta ministra te pa afte!
      Po keta te rinj cfare aftesish paskan me shume se ata qe iken?
      Nje gje ka patur Rama,qe verteton se ai eshte nje mendjemadh,arrogant dhe qe e shfrytezoi pushtetin per interesat e tij!
      Sa te jete Rama kryeminister,asnje kuader i afte ne PS nuk do te mund te afirmohet as si politikan me vizione progresive,qe shfaq ne cdo rast alternativa me te perparuara ne qeverisje,qe kritikon dobesite dhe qe propagandon metodat me te perparuara ne pushtet!
      Mbi te gjitha kurre nuk do dale nje minister qe te kritikoje Ramen ose te pakten ta keshilloje ate!
      Rama eshte vetem nje Don Kishot i koheve moderne!
      Te tjret jane vetem Sanco Pancot e tij!
      Se po te ishin ndryshe do dilte njeri qe te kritikonte ministrat e shkarkuar apo te bente ndonje pyetje per te rinjte!
      Vetem Rama foli,gjykoi,vleresoi dhe vendosi!
      Te tjeret Sanco Panco!

      Reply to this comment
    • N January 28, 20:31

      Ali,
      Ai Zagari Arjan, nuk di emrat e ministrave shqiptare, pa le ata europiane…
      Punë karagjozi, ushtar i Sali Monstres…

      Reply to this comment
  4. intelektuali January 28, 21:49

    Gojet e Liga tregojne se kur gazetare e pyeten BIBEN prej Kosove te Edvinit qe e emeroi si ministre te arsimit qe nuk kaloi dot testin elementar te inteligjences ne nje emision TV:

    KUSH TA VRAU GJYSHIN ME AKUZA SI AGJENT I UDBG-SE?

    Ajo u pergjegj:

    ATA MISTRECAT E UCK-SE QE I HENGERT MORTJA!

    Gojët e Liga është rubrikë satirike post-universitare,

    por:

    ZBULON MJAFT TE VERTETA TE TRISHTUESHME

    Reply to this comment
  5. intelektuali January 28, 21:49

    Gojet e Liga tregojne se kur gazetare e pyeten BIBEN prej Kosove te Edvinit qe e emeroi si ministre te arsimit qe nuk kaloi dot testin elementar te inteligjences ne nje emision TV:

    KUSH TA VRAU GJYSHIN ME AKUZA SI AGJENT I UDB-SE?

    Ajo u pergjegj:

    ATA MISTRECAT E UCK-SE QE I HENGERT MORTJA!

    Gojët e Liga është rubrikë satirike post-universitare,

    por:

    ZBULON MJAFT TE VERTETA TE TRISHTUESHME

    Reply to this comment
    • lora February 1, 20:13

      ky intelektuali leshit eshte psikopat , c’a merreni me te, vetem Dites i ben pune ky, ta gezoje, sa me shume legena si ky , aq me shume do shkelqeje Dita.

      ps- o dita po pse i mbyllet komentet tek shkrimi per “turpin” e ministres ne shkoder? jeni burra a c’a jeni

      Reply to this comment
  6. N.V. January 28, 23:20

    Kur flet dhe ti per teste
    O Koshere që s’ke bletë
    Kryeshpifes si ty Nastro
    Nuk kam parë në kët’ Jetë…
    ***
    S’kam parë si ty Kameleon
    O Qeni që ha të Zonë
    Pinjoll i Esad Tradhetisë
    Një Kërm që të bën pis…

    Reply to this comment
  7. Mark .U.K January 29, 08:59

    Kur ka ngelur ta mbrojn nje ministre disa militaruc me pages vajhalli ku ka ngel vendi.Dalin do ish fuksa ne mbrojtje.

    Reply to this comment
    • miri February 3, 20:41

      Po pra e cuditshme o burgaxhiu Mark.Gjithmone te dalin fuksat perpara pikerisht ty.Apo,mos u vihesh ti nga prapa se te ka marre malli per kohet e vjetra.Ka shume mundesi kjo e dyta.Sindroma Stokholmit quhet.Nuk besoja qe do ta hasja po ja.Cfare nuk ndodh ne kete ynja.

      Reply to this comment
  8. Aliu nga Selenic January 29, 11:15

    Ti Mark Uk shyqyre qe nuk te lejon hunda se ti do te ishe ushqyer me kullos natyrore dhe jo me buk.!
    Eshte e turpshme dhe antikombetare te sulmoshe ne ket menyra ceshtjen ton te sheje Kombetare.!.!
    Kujdes se u diskretituat pa mase.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*