Mblidhet asambleja e PS më 7 shtator, konfirmohet Erion Veliaj për Tiranën

August 25, 2018 13:43

Mblidhet asambleja e PS më 7 shtator, konfirmohet Erion Veliaj për Tiranën

Dita e dytë e takimit të kryeministrit Rama me ministrat e kabinetit të tij, të zhvilluar në qytetin e Vlorës, ka përfunduar me dy përfundime të rëndësishme, caktimin e datës së Asamblesë socialiste dhe konfirmimin e kandidatit për kryebashkiak të Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në këtë ditë të dytë të takimit, Rama ka bërë analizën parazgjedhore për Lokalet 2019.

Në përfundim të punimeve, kur janë larguar ministrat, në takim kanë mbetur Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Bledi Çuçi dhe Erion Veliaj, duke dhënë kështu sinjalin e konfirmimit të kryetarit aktual bashkiak të kryeqytetit për një mandat të dytë.

Ndërkohë data e Asamblesë socialiste është caktuar vetëm në prani të Ruçit e Ballës, së bashku me Ramën./ Topchannel.

l.h/ dita

August 25, 2018 13:43
Komento

4 Komente

  1. Arben August 25, 14:28

    ndonje bombe, te shpetojme nga hajdutat.

    Reply to this comment
  2. lazar August 25, 18:45

    ERIONI eshte konsumuar.Mbeti ne ekranet e TV. Artikujt ne shtypin nderkombetar i paguan me shuma te medha.,Levdon shume punen e tij dhe ul dhe fyen ata qe i bejne vrejte.Kapitullon para presionit te peshkaqeneve te politikes ,Nuk eshte trasparent per shpenzimet qe behen .Sheshi ,ne fakt kodra Skenderbeg,eshte nje grumuj guresh dhe ferrash.Eshte oportunist ne maredheniet me LS, Per PD nuk kam votuar asnje here,dhe nuk do te votoj por edhe per kete tip klestakovian nuk do te votoj…Do shetis

    Reply to this comment
  3. Lili August 26, 12:01

    Konfirmohet ? Nga kush ? Mbledhja eshte ne shtator e ky na qenka konfirmuar…
    Kaq vlen PS per keta,sa me shperlla gojen se kishe kane pyet bazen..se ky na qenka konfirmuar nga Njishi qe nuk ka pyetur,nuk pyet e nuk do pyete kur per PSne.
    Mire va bane,i kthej ne dele qe bejne beeeee kur te urdherohen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*