Mblidhet FSHF, Duka zgjedh trajnerin e ri: Luftë dhunës e trukimeve!

April 15, 2019 10:58

Mblidhet FSHF, Duka zgjedh trajnerin e ri: Luftë dhunës e trukimeve!

Federata Shqiptare e Futbollit ka mbledhur sot Asamblenë e Përgjithshme në të cilën pritet të miratohen ndryshimet në statut.

Edy Reja do të jetë trajneri i ri i përfaqësueses shqiptare. Mungon vetëm zyrtarizimi por Armand Duka e ka bërë zgjedhjen e tij, shrkuan Ballkanweb.

Reja do të pasojë Panuccin në stolin e Kombëtares. Pas Beppe Dosena, Gianni De Biasi dhe C.Panucci, Reja do të jetë “azzurri” i 4-ët që do të marrë drejtimin e Kombëtares.

Duka zhvilloi dhe një takim të dytë me Reja në Bolonja ku mori dhe miratimin final nga tekniku italian.

Edy Reja do të zbarkojë në Tiranë ditën e martë për tu prezantuar më pas zyrtarisht si trajneri i ri i Kombëtares. Reja pritet të firmos një kontratë deri në nëntor me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit.

Në fjalën e tij  kreu i FSHF, Armand Duka vuri theksin në lufën ndaj dhunës e trukimeve në futboll.

“Jam i lumtur që jam sërish këtu mes jush në këtë Asamble. Puna e FSHF ka qenë e mirë. Gjendja financiare është solide dhe e sigurt. Janë rritur të ardhurat dhe ulur kostot. Arena Kombëtare është një tjetër arritje e FSHF. Fatkeqësisht kemi pasur dhe probleme si dhuna në futboll apo dhe ecuria jo e mirë e Kombetares në Ligën e Kombeve. Por na presin sfida të reja. Futbolli po ecën me hapa të mëdhenj, ne duhet të rrisim cilësinë e produktit tonë.

Kjo vjen vetëm nëse antarët e FSHF-së e mbeshtesin atë dhe lënë pas intetesat e ngushta. Licensimi duhet riparë, kërkon mbështetjen e të gjithë klubeve. Sistemi i licensimit do të realizojë projektet tona të infrastrukturës. Mbyllja e njërit sy apo të dy syve sic kemi bërë në të shkuarën nuk do ndodhë. Licensimet do jenë konform rregullores. Eliminimi i fenomeneve negative si dhuna që dëmton rëndë produktin nuk do tolerohet.

Fiksimi i rezultateve të ndeshjeve nuk duhet të ekzistojë. Fatkeqësisht ky fenomen ekziston. Përpjekjet tona nuk kanë gjetur mbështetjen e institucioneve përgjegjëse. Këkojmë bashkëpunimin e Prokurorise për t’i thënë stop trukimit që shkatërron ndjenjat e tifozëve të vertete- tha Duka ndër të tjera në fjalën e tij.

l.h/ dita

April 15, 2019 10:58
Komento

1 Koment

  1. Duka April 15, 12:38

    Lufte duhes e trukimeve per te gjithe, perveç meje !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*