Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, Mazi: Kemi plotësuar kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare

January 25, 2021 13:11

Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, Mazi: Kemi plotësuar kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare

Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian me temë: “Zbatimi i Planit të Veprimit për hapjen e negociatave të miratuar në Kuvend me rezolutën e dt. 24.09.2020 mbi “Hapjen e Negociatave të Anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe Miratimin e Planit të Masave për Përmbushjen e Përparësive të Përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian”.

Në takim është e pranishme kryetarja dhe nënkryetari i KKIE, znj. Rudina Hajdari dhe zTaulant Balla.
Kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në ka raportuar për punën e Shqipërisë për integrimin e vendin në këtë Union. Ai tha se Shqipëria i ka plotësuar kushtet e vendosura përpara konferencës së parë qeveritare.

“Viti 2020 ishte i vështirë, BE kishte në zhvillim e sipër miratimin e tre dosjeve madhore, marrëveshja për daljen e Britanisë, miratimi i buxhetit afatgjatë, dhe me pllakosjen e pandemisë kishte planin e rimëkëmbjes. Me këto 3 dosje të mëdha, vend të veçantë zinte dhe paketa e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriu., Në 2018 komisioni propozoi hapjen e negociatave, dështimi i unionit për të marrë vendi pozitiv në 2019, u konsiderua nga kryeministri italian si ‘gabim historik’. Në 2020 Këshilli vendosi hapjen e negociatave, pas këtij vendimi objektiv mbetet ,mbajtja e konferencës së parë qeveritare. Vendimi politik për hapjen e negociatave u mor 25 mars 2020, konferenca e parë do të mbahej sa më shpejt, kështu ishte e shkruar, deri atëherë vendi duhet të ketë përmbushur kërkesat specifike. Bazuar në ndarjen e qartë se jo të gjitha kërkesat e renditura duhet të përmbushen para konferencës së parë, u hartuan masat për caktimin e prioriteteve, sipas këtij këndvështrimi plani i veprimin përcaktoi hapat që duhet të përmbushet Miratimi i Reformës Zgjedhore, sipas OSBE-ODIHR, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, Ngritja e SPAK dhe BKH, forcimi kundër luftës se Korrupsionit. Këshilli i 25 marsit përcaktoi dhe përparësi të tjera. Puna konkrete ishte vijimi pa u ndalur i reformave,

Në 5 qershor Këshilli politik përfundoi draftin, u arrit marrëveshja ndërpartiake. Ndryshimet në Kod adresojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR. Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë. Emërimi i 3 kandidatëve mundësoi funksionimin e një prej dhomave. Është plotësuar dhe kushti tjetër. SPAK dhe BKH është plotësisht funksionale. Zhvillimet e mësipërme përmbushin kushtin, lufta kundër korrupsionit është shënuar progres. Rezultate të prekshme arritën përfshirë bashkëpunimit me vendet e BE-së”, tha Mazi.

Ndersa per Rudina Hajdarin, dalja e përgjimeve nga anti-mafia italiane për Ndrangheta ndikojnë në mënyrë negative në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Në fjalën e sa në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, Hajdari tha se vetëm kur të çohen përpara këta politikanë të lidhur me mafia, atëherë vendi do të integrohet në BE.

“Integrimi ka bërë hapa pas, duhet të jemi realist. Procesi mbart një interes të lart kombëtar, ajo çfarë mbetet për t’u parë me vëmendje sidomos nga ana e SPAK përgjimet e fundit që kanë dalë në pah ditët e fundit që tregojnë për një aferë të shëmtuar korruptove që ka të bëjë me implikimin e zyrtarëve të lartë të qeverisë me një nga mafiat më serioze, ku përflitet për shumë persona të implikua Fakti që vazhdohet të ecet në këtë mënyrë, që qeveria aktuale bën afera të tilla korruptive dhe e quajnë sikur bëhet për shkak të fushatës, kjo nuk është e drejtë. Janë një problem i lartë, sidomos kur bëhet fjalë koncesione, Shqipërisë i kushton shumë, për imazhin që krijohet te vendet e BE-së. Dalja në pah e përgjimeve tregon që ne jemi shumë pas për integrimin e BE, ka shumë shpresa në një drejtësi të re në funksionin e drejtësisë së re, sidomos SPAK për t’i marrë këto çështje dhe për t’i çuar deri në fund, për t’i ndëshkuar këta persona se pa ndëshkimin e tyre ne do e ushqejmë këtë lloj mënyrë dhe ta harroni se integrimi i BE nuk do ecë përpara dhe kjo nuk është në faj të vendeve të BE, apo të shkak të pandemisë, qeveria aktuale ka përgjegjësinë kryesore. Kam frikë se krimi i organizuar do të kapë zgjedhje dhe do jetë tereni shumë i vështirë sidomos në qarqet kur krimi i organizuar është problem si Elbasani, Shkodra, Vlora. Nuk është fushatë, kjo është një thirrje apeluese për të bërë atë që është e drejtë për këtë vend, që në momentin që dalin përgjime të tilla.

o.j/dita

January 25, 2021 13:11
Komento

3 Komente

  1. Fernando January 25, 13:43

    Asnje kusht nuk keni plotesuar!
    Mund ta vertetoj me fakjte se sot ne Shqiperi,
    1-Nuk ekziston shteti ligjor,por DIKTASTURA e Edi Rames!
    2-Nuk ka patur dhe nuk ka asnje element te DEMOKRACISE,se aparati shtypes dhe shfrytezues shteteror ka shkelur kurdohere lirite dhe te drejtat e njeriut!
    3-Eshte nxjerre jashte loje tere administrata qendrore dhe vendore,plotesisht e pa afte dhe e korruptuar!
    4-Korrupsioni eshte ngritur ne sistem dhe mbrohet fuqishem nga vete kryeministri Rama,qe del si avokat mbrojtes pas cdo skandali qe plas ne medie!
    Te gjitha sherbimet shteterore jane privatizuar gje qe ka cuar jo vetem ne rritjen kolosale te shpenzimeve te tyre dhe korrupsionin,por ka nxjerre jashte loje edhe voten e qytetareve,qe kane votuar t’i qeverise shteti dhe basddhkite e jo privatet oligarke!

    Tani pas ketyre,a me gjeni dot se cfare paska ecur perpara?

    Reply to this comment
  2. Fernando January 25, 13:44

    Asnje kusht nuk keni plotesuar!
    Mund ta vertetoj me fakjte se sot ne Shqiperi,
    1-Nuk ekziston shteti ligjor,por DIKTATURA e Edi Rames!
    2-Nuk ka patur dhe nuk ka asnje element te DEMOKRACISE,se aparati shtypes dhe shfrytezues shteteror ka shkelur kurdohere lirite dhe te drejtat e njeriut!
    3-Eshte nxjerre jashte loje tere administrata qendrore dhe vendore,plotesisht e pa afte dhe e korruptuar!
    4-Korrupsioni eshte ngritur ne sistem dhe mbrohet fuqishem nga vete kryeministri Rama,qe del si avokat mbrojtes pas cdo skandali qe plas ne medie!
    Te gjitha sherbimet shteterore jane privatizuar gje qe ka cuar jo vetem ne rritjen kolosale te shpenzimeve te tyre dhe korrupsionin,por ka nxjerre jashte loje edhe voten e qytetareve,qe kane votuar t’i qeverise shteti dhe basddhkite e jo privatet oligarke!

    Tani pas ketyre,a me gjeni dot se cfare paska ecur perpara?

    Reply to this comment
  3. Karvan-grabitës January 25, 14:55

    Sipas parimit: qente le te lehin, ASGJEJA do te ece perpara. Po, neve i kemi permbushur kushtet.
    Ahuhahaha

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim