Komisioni hetimor i “CEZ”, Balla: Do thirret Berisha dhe ish-ministrat e tij

April 26, 2016 10:38

Komisioni hetimor i “CEZ”, Balla: Do thirret Berisha dhe ish-ministrat e tij

Është mbledhur sot Komisioni Hetimor për çështjen e CEZ, ku të pranishëm ishin vetëm deputetët e mazhorancës, pasi opozita ka bojkotuar me 10 ditë punimet në Kuvendit.

Në fjalën e tij, Taulant Balla ka bërë një përmbledhje të situatës, që prej nënshkrimit të kontratës. Balla tha se dëmi që i është shkaktuar konsumatorit dhe financave të KESH në total kap vlerën e 414 mln eurove.

Po ashtu Balla tha se në planin e hetimit do të thirret Berisha dhe ish ministra të qeverisë Berisha. Po ashtu do të thirren edhe ish-drejtues të Entit Rregullor të Energjisë.

“Totali i dëmit të shkaktuar konsumatorit dhe financave të KESH sh.a është 414 mln euro ose 57 miliardë 931 milionë e 41 mijë 292 lekë të reja. Duke qenë në në procesin e privatizimit janë përfshiruë shumë institucione të pavarura. Është përgjegjësi i e Kuvendit që përmes këtij komisioni të kryejë një hetim të plotë paralmentar për të evidentuar respektin e legjislacionit dhe mbrojtjes së interesave të shtetit shqiptar gjatë procedurës së privatizimit”.

Në fjalën e tij, kryetari i komisionit, Taulant Balla ka deklaruar se, “procesi i privatizimit të OSSH-së ka nisur pa ditur vlerën e aseteve të kompanisë”.

April 26, 2016 10:38
Komento

2 Komente

  1. cufo April 26, 17:32

    Ky eshte si derrkuci cufo

    Reply to this comment
  2. info analitike April 26, 21:10

    Po 600 milionet e Gjiknurit nuk keni kohe t’i hetoni o Tao Tao???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*