Mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore me opozitën e re

May 7, 2019 17:42

Mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore me opozitën e re

Mblidhet për herë të parë Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Të pranishëm në komision janë anëtarët nga mazhoranca dhe opozita e re. Gjithashtu të pranishëm janë edhe të gjithë ambasadorët në Shqipëri, përfshirë të ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Leyla Moses-Ones.

Në fjalën e tij, bashkëkryetari Damian Gjiknuri ka pasur një ftesë të hapur për opozitën jo parlamentare, për të dërguar vëzhguesin e tyre në këtë Komision. Ai ka theksuar se opozita e ka derën e hapur për t’iu bashkuar kolegëve të tyre në çdo kohë që e mendon të arsyeshme.

“Do të vazhdojmë pavarësisht mungesës së vullnetet, kanë një karrige bosh në çdo kohë që duan të marrin pjesë. Kjo është një ftesë e hapur, edhe pse kanë zgjedhur një rrugë jo demokratike. Jam i bindur që një ditë do të ndodhë, pavarësisht nga retorika e çastit”, tha Gjiknuri.

Ndërkohë, kryefjalë e deklaratës së bashkëkryetares tjetër të këtij komisioni, Rudina Hajdari, ka qenë konsensusi politik. Ajo ka theksuar se është shumë e rëndësishme që palët të arrijnë në një dakordësi, për të realizuar reforma të rëndësishme, për të mirën e vendit. Sipas saj, duke iu referuar zgjedhjeve të kaluara, gjatë këtyre viteve, nuk ka ndodhur gjë tjetër veçse rrotacion i pushteteve. Ky rrotacion sipas Hajdarit, ka ardhur si pasojë e sistemit politik në Shqipëri, për këtë arsye është e domosdoshme ndryshimi i saj.

 “Ndryshimi i sistemit politik, është i dominuar nga antikushtetutshmëria. Klasa politike nuk është e përfaqësuar vërtetësish nga njerëzit, shqiptarët janë të interesuar për këtë reformë. kjo reformë kërkon një vullnet të gjerë politik. Kemi para në dekada që komisionet nuk kanë krijuar reforma të mirë. Duke marrë parasysh sfidën e madhe, mendoj që fakti që jemi ulur këtu sot tregon që ka një konsensus të gjerë për të bërë ndryshim të sistemit aktual. Zgjedhjet e 2013,2015,2017 kanë qenë problematike dhe janë zgjidhje që janë përdorur nga partitë e mëdha si industri e riciklimit të pushtetit të tyre dhe kjo është munduar edhe nga sistemi politik. Kemi arritur në një pikë kur një mandat kushton 1 mln euro. Sot nuk mund të futesh në parlament pa pasur fonde, kemi një treg të zi të shitblerjes së votës. Ne jemi të vetëdijshëm që duket të arrijmë një konsensus politik që të gjithë shqiptarët të përfaqësohen në parlament dhe që pjesë e tij të jenë njerëz më të mirë”, tha Hajdari.

l.h/ dita

May 7, 2019 17:42
Komento

5 Komente

  1. ...korigjim.... May 7, 18:44

    Jo, “me opoziten e re” . “Opoziten e …RIFORMATUAR” . Ata, qe iken, jane nje pjese e degjeneruar e opozites, qe kerkojne t’i shpetojne denimit per KRIMET e kryera .

    Reply to this comment
  2. Salianji Sheges May 7, 18:54

    Po ti moj Rudinke sa melone i dhe Lulashit qe te futi nga oxhaku???

    Reply to this comment
  3. deshira May 7, 19:45

    Sipas Rudines, zgjedhjet para 2013 kane qene demokratike! Pirdh te çfryshe Rudina. Pavaresisht se çdo arrihet, por leksiku juaj eshte banal, me banal se ata te paret. Ose u mungon informacion qe nuk e besoj, ose jeni aguridhe akoma, por nje gje eshte; nuk pres, te pakten une se nuk perfaqesoj te tjere, nga ti me shume se prita e mora nga Sali Berisha: mora largimin nga Shqiperia dhe vdekjen si dhurate demokratike. Si mund te besoj une tek ti qe dihet se nga vjen qofte si mish e gjak e qofte si mendje edhe veprime te nenes tende, kur edhe pasardhes te kolabriocionisteve nazifashiste shiko se ç’bejne sot! Thone per ujkun qe qimen nderron por zakonin s’e harron, por ju pjella e atyre njerzeve jeni me gjarpeinj se gjarperi dhe nuk u zihet bese. Sidomos ju larte, kerkoni bese rrugetarit se jeni vete te pa bese. Prandaj Tropoja na ndriti; te me falin ata tropojane te ndershem , por namin ta jep dhe nje njeri i vetem , jo qe andej na dolen dhe sekretaret e pare te KQ te rinise shqiptare dhe deri tek keta te sotmit si leksikolog e perfaqesues institutesh qe nuk merren vesh. Hidh syte dhe perveç nje mut muti Celo Hoxhes, shume “demokrate” i kemi nga Tropoja. Perfundimisht se zemerimin dhe urrejtjen per disa nga ju nuk ma heq dhe varri sepse kete pesova, nuk kam besim tek njerez te klonuar demokratikisht e qe ne emer te saj te ferkojne koken dhe pastaj ta pertypin ashtu si pertypen jeten e mijrave shqiptare gjate ketyre viteve. Ju vazhdoni ta milni kete qe i thoni demokraci, une do rri tu veshtroj se armeve te mia u eshte njomur baruti. Besoj se nuk do jeme vetem.

    Reply to this comment
  4. bureto May 7, 19:47

    Rudina nuk kishte arsye të paguante se ka ‘paguar’ babaj për të, ashtu si dhe për djalin e Fatmir Xhindit, të Ali Spahisë e ndonjë tjetri. Ndaj sistemi i listave të mbyllur, pra të kryetarit duhet ndryshuar. Tani është rasti.

    Reply to this comment
  5. Gege Kosova May 8, 10:38

    Opozita shqiptare,aktualisht ka tre njesi pozitare.Ajo qe dizertoi besimit te sovranit dhe merret me rrugen,dhunen,sulmet dhe punon e synonvetem dastabilizimin e shtetit.Tjetra eshte zavendsim I ligjshem ka marr pozicionet ne Kuvend dhe arsyeshem eshte plotsisht e rregullt dhe posit legjitim.E treta>Bindja demor atike: ne formin ligjsisht eshte pranuar suvjekt I ri me te drjete pjesmar rje ne zgjedhje.Tash o huni, o tirqit,thuhet ne popull.Secila mund te zgjedh,por ajo legjitimja eshte e ligjshme dhe natyrshme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim