Mblidhet komisioni për Reformën Zgjedhore
Nga Arkiva
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mblodhi paraditen e së hënës komisionin për Reformën Zgjedhore, nga ku theksoi se shpreson që zgjedhjet e ardhshme të jenë të standarteve të larta, “ashtu siç duhet të jenë në një vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.
Bashkim Fino i Partisë Socialiste deklaroi: “Do të marrim në konsideratë raportin e OSBE/ODIHR-it. Kemi kohë dhe le të shpresojmë që të mbarojmë punë para pushimeve, por konsensusi mund të arrihet edhe në fund të vitit për Kodin Zgjedhor”.
Ndërsa Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike, pasi theksoi se ky është “një moment i rëndësishëm në punën e Parlamentit”, shtoi se nuk ka shumë kohë për të trajtuar të gjitha problematikat.
“Duhet konsensus dhe vullnet politik. Suksesi i procesit të dekriminalizimit lidhet me suksesin e Reformës Zgjedhore. Shqipëria ka bërë hapa prapa në lirinë e zgjedhjeve. Blerja e votës dhe presionet ndaj zgjedhësve janë fenomene shumë të rënda. Duhet vullnet për t’i luftuar këto fenomene” tha Bylykbashi.
Kur flet Bylykbashi per blerjen e votes eshte te shqyhesh mbar e prape. Po kush eçpiku, kush e vazhdoi dhe kush e lufton?! Njerez pa pike dinjiteti, te pakten kerkoni nje falje te vogel diplomatike!