Komisioni “Tahiri”, PS kërkon shtrirjen e hetimit gjatë qeverisjes së PD-së

March 26, 2018 14:02

Komisioni “Tahiri”, PS kërkon shtrirjen e hetimit gjatë qeverisjes së PD-së

Ditën e sotme është mbledhur komisioni hetimor për çështjen “Tahiri” dhe është miratuar në parim rregullorja.

Rregullorja në tërësi është miratuar me konsensusin e opozitës dhe mazhorancës.

Dy relatorët, Enkelejd Alibeaj i PD dhe Klotilda Ferhati nga PS, kërkuan që votimi të jetë i fshehtë, por deputetët socialistë, Bashkim Fino dhe Paulin Stërkaj, dolën kundër, duke kërkuar mbledhje të hapura.

Pas diskutimeve mes anëtarëve të komisionit, u arrit në përfundimin që kur e vendos shumica e anëtarëve votimi do të jetë i fshehtë, në raste të tjera do të jetë i hapur.

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, ka kërkuar që plani i hetimit, i kërkuar nga PD, të ketë një afat kohor.

“I gjithë plani i hetimit nuk ka një afat kohor. Ju jeni fokusuar në kohën e kryeministrit Rama. Ka disa kryeministra në kohën e të cilëve është shfaqur ky fenomen. Për sa kohë nuk ka një kohë reference në objekt mendoj se duhet të rishihet plani i hetimit”, tha socialisti Pjerin Ndreu.

“Për sqarim, ky është plani paraprak i hetimit, të cilin e paraqet kryetari dhe është i bazuar në objektin e hetimit sipas kërkesës që ka paraqitur deputetët e opozitës. Nuk ua lexova faktet e rrethanat po ky plan paraprak është bazuar në këto”, tha Paloka.

Edhe deputetja e PS-së Ermonela Felaj kërkoi që kërkesat e socialistëve të përfshihen në planin paraprak të hetimit, në mënyrë që të shkohet me kërkesat e të dy palëve kur të kërkohet informacion.

“Kryetari i komisionit deklaron planin paraprak të hetimit, nuk është plan që votohet po deklarohet. Nga ana tjetër ky komision nuk është i njëanshëm hetimi, në kuptimin që heton vetëm njëra palë, po meqë është hetim në emër të Kuvendit kuptohet që ka përfaqësues të të dyja palëve. Në këtë rast na është vënë në dispozicion plani paraprak, që dhe ne kemi të drejtë ti shtojmë gjërat që kemi ne për të shtuar dhe kjo vlen për tani për arsyen e thjeshtë që pasi të kemi planin total, gjëra që kërkoni të hetoni ju dhe ne, të bëjmë kërkimin e të dhënave”, tha Felaj.

l.h/ dita

March 26, 2018 14:02
Komento

5 Komente

  1. hani horra,vidhni horra March 26, 13:48

    i moren ca pare extra edhe per sot keta hajdutet.
    formoni sa me shume komisione per te mos bere asgje,pervec trushplarjes.

    Reply to this comment
    • Tartufi March 26, 15:46

      Per te gjitha,mund te flasesh te ky milet,por per tru mos fol ! Kesaj specije te vecante sikur ti bhet nje studim i thelle,do mesohet se ate
      qe e drejton kete specije qe krahesohet me familjen e Reptileve [ zvaranikeve] eshte bajga e thate !!

      Reply to this comment
  2. fteri March 26, 18:23

    Këtu me të drejtë e detyrim komisioni të shtrirje hetimin për 27 vjet .

    Hetim të drogës për 27 vjet .
    Se ,kush e krijoi perandorinë e drogës së Lazaratit të famshëm për 24 vjet me prodhim vjetor 900 ton kanabis ,që shitej tregut italnian e europian për 4.5 milard euro në vit !!!! ,përveç se Sali SHpellarit të ruajtura me bajoneta të shtetit GESTAPO të pushtetit absolut të dorës gjakatare të tijë, në Lazarat nuk futej kushë i gjallë ,përveç emisarve të PD-së. ,ku u plagosën e vranë edhe forca të policisë.,droga e cila mori fund me 18 qërshor 2014 kur Sajmir Tahiri hyri në Lazarat dhe mbylli kryeqitetin e maruanës ,që ishte për 24 vjet bastinin i PD-së kriminelit Sali Berisha dhe i dha fund kësaj droge. Pastj vazhduana atetntate me tritol kundër Farmacisë babajt S.Tahiri dhe shtëpisë E.Ramës .

    Hetimet e ndjekja penale duhet të vazhdoi në radhë të par ndaj arrestimit të Sali Berishës ,dhe pastaj po të ketë prova të provuara edhe ndaj S.Tahirit dhe të tjerve.

    Reply to this comment
  3. fteri March 26, 18:24

  4. Kris 1 March 26, 20:21

    Te shtrihet hetimi.Te perfshije te gjitha qeverite perfshi qeverine Shehu.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*