Mblidhet Komiteti i Ekspertëve, lihen në fuqi masat ekzistuese, vijon mbyllja e vendit në orën 20:00. Shqipëria, në vendin e parë në rajon për vaksinimet

April 7, 2021 17:09

Mblidhet Komiteti i Ekspertëve, lihen në fuqi masat ekzistuese, vijon mbyllja e vendit në orën 20:00. Shqipëria, në vendin e parë në rajon për vaksinimet

Pasditen e sotme është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve për situatën e COVID në vend hde vijueshmërinë e masave.

Masat kufizuese në vendin tonë do vijojnë të mbeten në fuqi të paktën edhe për dy javë të tjera.

“Masat kanë qenë efikase me intensitet të mesëm. Një nga arritjtet më të mëdha të këtyre javëve ka qenë fushata e vaksinimit jo vetëm në drejtim të numrit të madh të vaksinimeve që janë bërë. Shqipëria ka zënë vendin e parë në rajon. Kjo falë gjetjes së sasisë së vaksinave. Ky proces vazhdon me ritme të mira. Megjithatë, situate nuk është aty ku duam të jemi. Mbetet në fuqi ora policore”, tha Rakacolli.

Brataj ka thënë senNumri i thirrjeve në Unrgjenca ka rënë por harta e infektimit është zgjeruar.

“Atëherë thirrjet tek 127 vazhdojnë të jenë konstante. Janë 1700 pak a shumë në 24 orët e fundit. Numri i thirjreve për vizita në banesë, pothuajse është barazuar, nga 60-65% që ka pasur më parë, tani kemi një rritje të vogël në qytete të tjera. Numri i shtrimeve vijon të jetë i ulët. Në numrin e fhsatrave janë shtuar tre ose katër të tjerë. Duke parë që edhe pse numri i vizitave ka rënë, në zonat e fshatrave duhet pasur më shumë kujdes”, tha ai.

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico gjatë konferencës me Komitetin Teknik të Ekspertëve ka deklaruar se kemi ulje të të infektuarve dhe viktimave nga COVID.

“Ka disa indikatorë, incidenca 2 javore ka pësuar rënie, në 179. Pozitiviteti i mostrës është ulur këtë e monitorojmë edhe nëpërmjet numrit.  Nga 322 në 142 raste të reja. Numri total i rasteve aktive ka rënë.  Nga ana tjetër vëmë re se ka një rritje të numri të bashkive të vogla të prekura, nga 32 në 38. Me prekje dhe infeksion më të lartë te femrat dhe me humbje jete më të lartë te meshkujt. Kemi humbje të jetëve. Totali i vdekjeve në raport me rastet pozitive. Shpërndarja e vaksinës bëhet sipas të gjitha kushteve. Zbatimi i masave është një gjë e domosdoshme”, tha ajo.

Masat që mbeten në fuqi:

Vendi do të mbyllet gjatë fashës orarë 20:00-06:00.

Qytetarët nuk lejohet që të levizin gjatë kësaj fashe orare.

Përjashtim bëjnë rastet e emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune. Në rastin e fundit duhet të keni lejen e posaçme.

Gjatë kësaj faze orare nuk lejohet aktiviteti i bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit. Përjashtim bëjnë shërbimet delivery.

Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë vijojnë online përveç maturantëve.

Universitetet do të vijojnë me mësimin online.

Fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara.

j.l./ dita

April 7, 2021 17:09
Komento

4 Komente

  1. Temo April 7, 17:50

    Pse ja kaluam Serbia? Bravo…

    Reply to this comment
  2. Arben April 7, 21:16

    Ketyre kokave te kombit, a u ka thene kush, se ora u spostua nje ore para???!!!

    Duhet rinegociuar koncesioni I orareve me koronavirusin

    Reply to this comment
  3. Lili April 8, 06:25

    Po ku na ishin keta experte ma heret kur Rama refuzoj Sputnikun qe na u jepte falas me i thane stop merri se ma mire nje vaksin qofte pjeserisht eficient ( se asgje?! 2000 te vdekurit i akuzojne haptas keta per ktim!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim