Mblidhet Kryesia e re e PS: Si do zgjidhen 61 drejtuesit lokalë
Nga Arkiva
Partia Socialiste mblodhi sot rreth orës 17:00 për herë të parë kryesinë e re, të zgjedhur para pak ditëve.
Kryetari i PS-së, Edi Rama që drejtoi takimin tha se kjo Kryesi do të nisë punën për zgjedhjet e 2017-ës.
Partia më e madhe e mazhorancës do zgjedhë 61 kryetarët e rinj të degëve në secilën prej bashkive të reja.
Kreu Rama thotë se organizimi partiak t’i përshtatet ndarjes së re territoriale e administrative.
Kryesia ka përcaktuar kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët e rinj për kryetarë.
Ata do të zgjidhen me votim nga mbledhja e zgjeruar e asamblesë socialiste të secilës bashki.
Vetë kryesia do të bëjë përzgjedhjen e jo më pak se dy kandidatëve nga listat që këshilli koordinues i çdo qarku i dërgon asaj.
Kryesia e PS ka miratuar edhe një kalendar festimesh për 25-vjetorin e PS.
Hallall Edo.E bere PS shoqate.Me keta njerez qe ke zgjedhur e po qeveris e largove elektoratin e majte.Nga socialistet vetem mire ke pasur.Pse ke gjith ate urrejtje per ta??????
“Si do zgjidhen 61 drejtuesit lokalë”???????
si i do palla ramës!
ka dikush vrejtje??
Sigurish qe asgje nuk mund te jete perfekt, por ca qe kane ngelur goje kyqur nga bemat e tyre dhe…duhej te iknin !
Vazhdoni keshtu.. kini bere shum pune te mire me bashkpunimin e deputeteve te tjere…
Sukses ne vazhdim dhe ecie te mbar…