Mblidhet Qeveria: Do kufizohen lëvizjet dhe kontaktet, urdhër nga OBSH

March 10, 2020 15:54

Mblidhet Qeveria: Do kufizohen lëvizjet dhe kontaktet, urdhër nga OBSH

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Qeverinë në orën 15:30. Ai bëri apel për kufizimin e lëvizjeve dhe ndërgjegjësimin për më shumë higjienë.

Thirrja për të shmangur kontaktet tha Rama nuk është një gjë që vjen si dëshirë e jona, por një urdhër i OBSH për të frenuar përhapjen.

Kryeministri apeloi që të gjithë të tregohen të përgjegjshëm dhe të ruajnë veten dhe të dashurit e tyre nga ky armik i padukshëm që hyn në trupin tonë.

“Kjo është një kohë lufte, të cilën bota dhe ne do ta fitojmë por ama të gjithë së bashku të bëjmë çmos që të kufizojmë maksimalisht dëmet që mund të shkaktohen jo trupit fizik të vendit, siç ndodhi me tërmetin, por shëndetit tonë.

Nga ana tjetër kjo nuk është një luftë ku vihet në pah tërësia e virtyteve njerëzore që lidhet me guximin dhe trimërinë e personave apo pasioni për lirinë deri ne vetësakrifikim.

Është luftë me një armik fare të padukshëm që hyn në trupin tonë. Mund të jesh malësor e lab dhe të kesh shumë për t’u krenuar me historitë në male dhe bregdet por në këtë rast ky armik nuk pyet as nga vjen e as ku je”.

Gjatë ditës së martë, ministria e Shëndetësisë konfirmoi se numri i personave të prekur nga koronavirusi ka shkuar në 10.

Pritet që pas masave të publikuara një ditë më parë, me mbylljen e shkollave, do të ketë edhe masa të tjera që pritet të miratohen sot.

j.l./ dita

March 10, 2020 15:54
Komento

2 Komente

  1. Hi March 10, 17:06

    Tani u kujtove ti trap?! Deri dje valvisje Sgarbin ne pacauret e tua- ate idiotin e vendit fqinje…

    Reply to this comment
  2. Lili March 10, 22:12

    Keto masa qe ne fund te muajt te kaluar eshte dashur me i marr jo me prit 10 rastepositiv qe dihet e dyfishin qe nuk dihet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim