Mblidhet sot Asambleja, prezantohen zv/ ministrat e qeverisë

October 7, 2017 09:34

Mblidhet sot Asambleja, prezantohen zv/ ministrat e qeverisë

Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare në Tiranë.

Rreth orës 10.00 pritet të fillojë ky aktivitet politik në të cilin njoftohet se do të bëhet prezantimi i zv.ministrave të rinj të qeverisë Rama II.

Burimet nga PS, thonë se do të jetë kryeministri Edi Rama që do të prezantojë zv.ministrat që do të jenë kryesisht gra.

Gjatë takimit do të bëhet prezantimi i zv.ministrit të Jashtëm, ndërsa pritet të njoftohet edhe numri i zv.ministrave që do të ketë ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës e cila ka përmbledhur brenda dikasterit edhe institucionet e varësisë që më parë kanë qenë pjesë e ministrisë së Transporteve.

Më konkretisht mësohet se në Asamblenë Kombëtare të PS, do të prezantohen drejtuesit e nivelit të dytë në Ministrinë e Bujqësisë, ku pritet të ketë 3 zëvendësministra.

Rendi i ditës në këtë aktivitet ka përcaktuar edhe prezantimin e zv.ministrave të ministrisë së Brendshme dhe disa dikastereve të tjera të qeverisë.

October 7, 2017 09:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim