Mblidhet sot Kuvendi për Vettingun në Politikë
Nga Arkiva
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë vetëm për draftin e Partisë Demokratike për Vettingun në politikë. Opozita do të jetë e pranishme në Kuvend, ndërsa shumica pritet që të rrëzojë draftin.
Amendamentet e PD u dorëzuan në Kuvend në datë 7 shtator, ndërsa shumica deklaroi asokohe se nëse Komisioni i Venecias do të jepte ‘OK’, nisma do të konsiderohej.
Komisioni i Venecias nuk duket se i mbështet propozimet kushtetuese të Partisë Demokratike për sa i përket Vettingut në politikë, ndonëse e quan legjitim qëllimin e opozitës për pastrimin e politikës nga krimi.
Nga ana tjetër, draft-opinioni paraprak që ka mbërritur në Tiranë e që iu është shpërndarë palëve, thekson se pavarësisht qëllimit legjitim, aktualisht nuk ka një vakuum ligjor për këtë.
Në konkluzionet e raportit prej 20 faqesh, Komisioni i Venecias ka shumë rezerva për sa i përket mekanizmit të ofruar nga opozita përmes ndryshimeve kushtetuese. Çfarë konsiderohet kontakt i papërshtatshëm, kush do e bëjë Vettingun e politikanëve dhe për sa kohë do të përjashtohen subjektet, janë disa prej shqetësimeve kryesore të Venecias.
Komisioni i Venecias ia lë Parlamentit që të gjejë një zgjidhje, përmes dialogut politik.
“I takon Parlamentit të Shqipërisë të vendosë mbi hapat e ardhshëm në lidhje me amendamentet kushtetuese të propozuara, përmes dialogut konstruktiv mes të gjitha forcave politike dhe shoqërisë në shkallë të gjerë, në interes të demokracisë së Shqipërisë”, thuhet ndër të tjera në raport.
Dje Kuvendi rrëzoi me 76 vota pro dhe 22 vota kundër dekretin e Presidentit të Republikës nr. 10997, datë 13.12.2018 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”.
l.h/ dita
Po nuk u pastrua edhe politika nga krimi nuk kemi te ardhme. Shumica duhet patjeter te perkrahe Vettingun ne POLITIKE.
Vetingun ne politike e ben Spak -u.nuk eshte nevoja e propozimeve te opozites.te cilet vetem duan te pengojne e vonojne krijimin. e pushtetit te drejtesise..