Ndikimi “mediatik” mbi SPAK dënohet me 3 vjet burg (?!)

August 15, 2016 17:03

Ndikimi “mediatik” mbi SPAK dënohet me 3 vjet burg (?!)

Komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi pritet që të mblidhet këtë të mërkurë për të rinisur diskutimet mes palëve mbi çështjet për të cilat palët nuk kanë rënë dakord.

Mbledhja që është parashikuar të nis në orën 10:00 do të fokusohet pikërisht në vërejtjet e EURALIUS mbi “Vettingun” si dhe mbi rivlerësimin e prokurorëve.

Në draftin final të “Vettingut”, bie në sy neni për “ndikimin” mbi prokurorët që përfshin dhe mediat

Sipas REPORT TV,  në bazë të ndryshimeve në ligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit, kriminalizohen me ligj ndërhyrjet politike e mediatike në punën e Prokurorisë së Posaçme që do të krijohet në kuadër të Reformës në Drejtësi.

“Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj” – thuhet në ligjin e ri të rishikuar nga EURALIUS dhe OPDAT e që i është përcjellë deputetëve të komisionit të Reformës në Drejtësi.

Ndërsa sipas nenit 245 të kodit penal kjo vepër penale e quajtur “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’ ndëshkohet me burg nga 6 muaj deri 3 vjet- raporton REPORT TV.

Drafti final ende nuk është bërë publik që të gjykohet mbi shkallën e vërtetësisë së këtyre raportimeve, por nëse neni i cituar është i saktë, termi “influence e papërshtatshme” duket vërtet evaziv.

Në draftin për byronë, saktësohet varësia e e kësaj strukture të re e cila nuk ishte parashikuar në draftin e vjetër që u miratua gjatë korrikut vetëm nga mazhoranca.

Hetuesit do drejtohen nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Ndërkombëtarët u kanë kërkuar deputetëve që në mbledhjen e ardhshme të komisionit të mos ndryshojnë nenin për emërimin dhe lëvizjet e hetuesve të byrosë.

Kjo për të parandaluar Drejtorin e BKH të lëvizë vazhdimisht hetuesit me qëllim kontrollin e hetimeve që kryhen nga prokurorët. Po ashtu reduktohen kompetencat e zv/drejtorit të byrosë.

August 15, 2016 17:03
Komento

3 Komente

  1. vrioni August 15, 17:33

    kjo influenca e “papershtatshme” duhet sqaruar…pse cfare jane keta qe mos te guxoje media te merret me jeten e tyre…apo jane prokuroret e diktatures…te ngjan si neni i famshem 55 i Kodit Penal…ndikimi i paligjshem si figure vepre eshte sqaruar mjaft mire ne Kodin Penal…me duket i dyshimte ky kategorizim i ri…cdo zyrtar publik dhe veprimtari publike duhet te jete transparente ndaj medias e opinionit publik me perjashtim te atyre qe klasifikohen “sekret shteteror”…

    Reply to this comment
    • s.h. August 18, 13:41

      …kush tha te mos merret me jeten e tyre, por mos te shpifin dhe genjejne si ne ” harados “

      Reply to this comment
  2. alphade August 20, 00:07

    Medias dhe politikaneve i duhet hequr fenomeni i shem-tuar i shpifjes , i mashtrimit ,intriges ,etj.etj dhe denimi te
    mos jete 3 vjet por 5-7vjet ,me qellim qe ky ves i ndyre te
    zhduket nga fjalori i sharlataneve politik sic ben Bariu i
    Dhive te Vicidolit , i cili cdo te enjte ne parlament dhjet
    nga goja e tij e qelbur shpifje,mashtrime, intriga,hipokrizi,
    e cfare nuk vjell ky monster Drakula !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*