“Mbretëresha Elizabeth”, luftanija më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë nga Britania (VIDEO+FOTO)

August 16, 2017 16:34

“Mbretëresha Elizabeth”, luftanija më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë nga Britania (VIDEO+FOTO)

 

Mijëra njerëz u rreshtuan në bregdet për të parë mbërritjen e luftanijes më të madhe dhe më të fuqishme të ndërtuar ndonjëherë nga Britania e Madhe, teksa hynte në port mëngjesin e kësaj të mërkure, për herë të parë.

“HMS Queen Elizabeth”, një aeroplanmbajtëse me kosto prej 3 miliardë paund, pasi la pas flotiljen shoqëruese të saj, u ankorua në Portin e Portsmouthit, ndërsa ishte nisur nga Fife për sprovat detare dy muaj më parë.

Familjarë të ekuipazhit, të cilët nuk i kanë parë të afërmit e tyre për më shumë se 7 javë, ishin tejet të gëzuar teksa u dhanë mirëseardhjen atyre mëngjesin e sotëm.

Ekuipazhi përbëhet nga plot 700 vetë, ndërsa janë edhe 200 kontraktorë të tjerë, kishin dalë në kuvertën e aeroplanmbajtëses për të përshëndetur të pranishmit.

Ata që ndodheshin në bord dhe ata që prisnin me kërshëri nga bregu panë edhe spektaklin e dhënë nga helikopterët e Marinës Mbretërore, të cilët u pasuan nga avionët luftarakë “Haëk”.

August 16, 2017 16:34
Komento

1 Koment

  1. perkthyesi August 16, 17:30

    Pa asnje medyshje, Britania vazhdon te jete dhe sot, pervec nje prej vendeve me te zhvilluara e te perparuara te botes, dhe mbretereshe e detrave!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*