Mbreti britanik që bënte thirrje për bombardimin e Anglisë

June 9, 2015 19:04

Mbreti britanik që bënte thirrje për bombardimin e Anglisë

Historianët kanë zbuluar se ish mbreti britanik Eduard VIII, i njohur pas abdikimit si Duka i Uindsorit, i konsideruar si simpatizant i nazistëve, dikur argumentoi se bombardimi i Anglisë mund të sillte paqen, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Sipas gazetës “The Independent”, informacioni që përmbajnë arkivat në 30 vende të ndryshme ka nxjerrë në pah lidhjen e ngushtë të disa anëtarëve të aristokracisë europiane me nazistët. Kështu Karina Urbach, hulumtuese kryesore në Institutin e Hulumtimeve Historike të Fakultetit të Studimeve të Avancuara të Universitetit të Londrës, ka zbuluar se si Duka i Uindsorit i tha Javier Bermejillos, një mikut të tij të vjetër dhe diplomat spanjoll, se familja mbretërore britanike fajësoi “hebrenjtë, të kuqtë dhe Ministrinë e Çështjeve të Jashtme për luftën”.

Sipas historianes, më 25 qershor 1940, Duka i Uindsorit i shkroi Bermejillo në një letër se “nëse bombardohet Anglia efektivisht kjo mund të sillte paqen”. “Ai e donte paqen me çdo kusht”, thekson Urbach, e cila gjithashtu shton se “ky raport i’u dërgua Francos dhe më pas gjermanëve”. Bombardimi i Mbretërisë së Bashkuar filloi në 10 qershor të po atij viti.

Kërkimet që Dr. Urbach i ka dokumentuar në librin e saj të ri “Go Betweens for Hitler” gjithashtu tregon se si mbështetësi i nazistëve Duka Charles Edward të Coburgut ishte një figurë kyçe në rrjetin e individëve privatë, të cilët Adolf Hilteri i përdorte për negociata të fshehta, kur nuk kishte besim në ministrinë  e jashtme. Urbach pohon se ishin shërbimet e inteligjencës sovjetike ata që zbuluan që Duka i Uindsorit ishte simpatizant nazist kur nisi lufta dhe më 1940 informuan që Hitleri kishte diskutuar vite më parë formimin e një qeverie të re britanike që duhet të krijonte një aleancë me Gjermaninë mbi bazën se Bashkimi Sovjetik ishte armik i përbashkët.

Kështu lideri nazist donte të përdorte Eduardo VII kur ishte ende mbret si një marionetë në fronin britanik. Para se ai të abdikonte dhe një muaj pasi Hitleri pushtoi Rheinland në mars 1936, Uindsor i dërgoi Hitlerit një telegram ku i uronte “lumturi dhe mirëqenie” për ditëlindjen e tij të 47-të, sipas një ekstrakti të “Seventeen Carnations – The Windsors, The Nazis and the Cover-Up” i autorit Andrew Morton. /DITA

June 9, 2015 19:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim