Mbreti na vodhi floririn, palaçot i kthyen dhe pronat!

Arben Duka August 30, 2015 14:54

Mbreti na vodhi floririn, palaçot i kthyen dhe pronat!

Ahmet Zogu ja vodhi,
Shqipërisë të gjithë milionat,
dhe këtu-palaçot e pushtetit,
kusarit i kthyen dhe pronat!

Unë nuk e di ku kanë qenë,
këtu pronat e mender mbretit,
po di që ai u shpronësua,
krejt-nga Kongresi i Përmetit!

Ende qëndron si vendim,
koha aspak s’e ka zverdhur,
për tradhtinë si ndëshkim,
po dhe për floririn e vjedhur!

Vendimet e mëdha të Përmetit,
e penalizojnë mbret-qafirin,
u vendos që ai të mos kthehej,
por të rikthente floririn!

Ai me floririn ushqente,
një “oborr” plot injorantë,
dhe niste për dhunë e terror,
këtu plot diversantë!

Krimet e tij të pafundme,
i kam në pëllëmbën e dorës,
po sot këtu nipi i tij,
quhet “Princi i Kurorës”!

Gallatë më e madhe në Botë,
se sa këtu nuk ka ngjarë,
që një President Republike,
të ketë një “princ” këshilltar!

Nishanin nuk dua ta ngas,
po mbeti si ç’qe-një rigon,
se “princi” që ka këshilltar,
do pikërisht atë fron!

“Princi” i vogël s’e di,
tamam këtu se ç’ka ngjarë,
po gjyshi i tija ka qenë,
dhe tradhtar-dhe kusar!

Po Berisha i shkrehur,
turp i historisë shekullore,
për inatin tonë i ngriti,
kusarit dhe përmendore!

Familja e mbretit ka status,
ka gjakun “blu” nëpër vena,
të majtë e të djathtë me mbretin,
janë treguar legena!

Ata kanë të drejtë të jetojnë,
këtu ku i thonë Shqipëri,
po status e trajtim të veçantë,
nuk mund të kenë kurrsesi!

Ne jemi me kohë Republikë,
një protokoll e ka shteti,
dhe për ironinë e fatit,
në protokoll është dhe “mbreti”!

As protokoll e as prona,
mbreti kusar s’i ka hak,
një fat i keq që jetojmë,
në shtetin tonë qesharak!

Pallati i Pionierëve u bë,
për këtë shkrim frymëzimi,
që u është kthyer nga shteti,
mbretërorëve si tip kompensimi!

Unë jam qytetar i përgjegjshëm,
s’them dot “vari bidonat”,
Zogu na vodhi floririn,
palaçot i kthyen dhe pronat!

Arben Duka August 30, 2015 14:54
Komento

28 Komente

  1. gjermani i fundit August 30, 15:40

    Nishani per vete po merr pronat e gruas qe nga koha e sulltan Bajazitit, sheh m..ti mu..in e behet hale i thone kesaj fjale.

    Reply to this comment
  2. shqiptar sharri. August 30, 15:49

    OR,ARBEN DUKA,po ky popull nuk e meriton ma mir ore djalko!!Ky,popull eshte popull injorante prandaj i ka nxjer ne krye palacot,dhe tradhtaret.palacot dhe injorantet,palacot dhe kriminelet,palacot dhe hajdutet,palacot dhe bashibozuket,palacot dhe matrapazet,pra ky popull vet eshte palaco.dhe fare nuk ma ndien se e them me plot gojen se ky popull eshte vet,tragjedia e vetvetes dhe e emrit te bukur SHQIPERI.Kur,nji republik parllamantare thot se ka pasardhes te mbretit dhe princ te kurores,kete vetem ky popull e duron dhe e meriton dhe e paguan pra ky popull hic fare hici i hicite eshte,sali serbin,dhe ilir mecen bujkarr nishanin dhe paloqen e bashen ju ep funkcione dhe detyra po ky popull eshte po si nishani e sala fare nuk eshte ma i mir,se ENVER MALI e kishte njohur kete popull,kete as topi nuk e luan,prandaj dhe ja cungoi te drejtat qe nuk i meritonte ky popull bagti.

    Reply to this comment
  3. LOVE August 30, 16:19

    AHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHAHAHHAHAHHAHAHHAHHHH
    ju thashe qe mos i jepni per te pire 😛
    ka qe dje me Zhegun qe nuk po e mbledh mendjen e kokes
    kongresi i Permetit ???? kongresi i morracakeve
    me cfare tagri e shpronesuan ??
    me tagrin e Miladinit apo Dushanit ?
    diversante ??? ahahahhahahahahahah …po flet oficeri ….nuk ishte asnjeher esell
    po diversantet i ka pare ,vetem per ata ka enderruar
    sot cate ferren dhe jeni te gjithe ‘diversante’ …nuk po ju pushkaton njeri ama
    Nishanin mos e nga ,mos e ga hic ,se nuk i dihet axhenda rrrrrrrilindjes ,
    po fryn ere pa ngjala ………

    ahahhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahahhahahhahahahahha
    e paska inatin me pallatin e pionereve
    vetem per kaq je nxehur ?????
    po nuk e kane me te keq mor jo , jua hoqen juve se nuk kishte me pionere
    u kishte vdekur baba dhe ngelen jetim ,u bene dhjetorist ,skafist ,xhepist ,kanabist
    derisa perfunduan deputet 😛 😛

    pallati i pionereve …..ahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahhahahhahahhahha
    bunkerin ,bunkerin vetem ate pronesi ju la baba
    legalizoje dhe mos dil me qe andej !

    Reply to this comment
    • Hajdari August 30, 17:01

      Po kur maloku zbriti nga shpellat dhe u be “mbret” me nje ferman kusari, sic thote Noli i madh, normal qe mund te shkurorezohej me nje tjeter kongres vari caret. Lekes mund t’i ktheheshin pronat ne Bugajet, por t’i ktheheshin pronat shteterore, kjo nuk ka bythe te rrije. Me c’te drejte i kthehen selite ne Tirane apo Vila ne Durres? Pse nuk i kthyen edhe Nexhmijes vilen tek blloku, apo vilen ne Drilon atehere???!!!

      Reply to this comment
  4. Dita August 30, 16:36

    Greku na vodhi 2OOkm det .,i kthyen dhe kishat në dhërmi

    Reply to this comment
  5. Luani August 30, 16:54

    Kryetari i Partise Popullore te Shqiperise ,deputei i Shqiperise,Ministri i Brendeshem i Shqiperise,Kryeministrer i Shqiperise te asaj kohe dhe Mbret i Shqiperise Ahmet Zogu,ish nje nder dy familjet me te pasura te Shqiperise,i cili me fondet e familjes se tij armatosi popullin per luften e Lumes dhe luften e Shkodres si dhe organizoi KOngresin e Lushnjes.
    Pra Ahmet Zogu vinte nga nje familje shqiptare qe ishte jashtezakonisht e pasur, ish nje nder dy familjet apo fiset me te pasura te Shqiperise.
    E do pjerdhte Zogu per ato dy florinj te arkes se shtetit,kur vete kish kontribuar qindra fish per Atdheun e tij,me para,me lufte me organizim shteti,qe erdhi si pasoje e Kongresit te Lushnjes,prej se ciles doli dhe Qeveria me 1920.
    Kongresi i Pallmetit te Dukes paska mere vendim qe te beje luanin lepur.Po a kish fuqi kondhegresi i Pallmetit te bente luanin lepur e te merte vendime qe ti hiqte meritat gjigandit Ahmet Zogu,qe me ane te Kongresit te Lushnjes shpetoi Shqiperine nga shperberja perfundimitare per llogari te fqinjeve,pikersht ne sekondat e fundit.
    Po nuk e dite o Arben Duke mesoje,megjithese ti e di e ben sikur nuk e di sepse te interesojne me shume perrallat e partise se historia e vertete e Shiqperise.

    Je sa nje milingone e vockel ti qe kerkon te denigrosh gjigandin Ahmet Zogu, qe kur e pane duke folur ne Kongresin e Lushnjes nga ku doli dhe qeveria e asaj kohe thane:Kush eshte ky atdhetar kaq i flakte,qe nuk i bekan syte drita per te mbrojtur Atdheun e tij,kur Shqiperine e kishin mbytur ushtaret italiane,grek,jugosllav,francez.
    Ish Ahmet Zogu ai qe e mori Qeverine e dale nga Kongresi i Lushnjes dhe e dergoi me gryken e pushkes fillimish te Durres,pastaj ne Tirane, duke i thene forcave te huaja prezente ne vend,mos pengoni marshmin e qeverise nga Lushnja drejt Durresit se ndrushe do te dredhet gjaku gjer ne gjy.E deshen nuk deshen ja hapen rrugen
    He,do denigroje milingona Luanin,he heee.

    Reply to this comment
    • franc August 31, 01:21

      O luan te rente dhemballa 1 te dera 1 te shkalla,dhe me pase te rente dhe samari o gomari dajos. Ti qenke pyk ne dielle. Shshshshshs mos i thuaj njeriut u luan qe je bere gomare

      Reply to this comment
  6. Darius August 30, 19:46

    Ik o LUAN
    ik mos trego perralla per hajdutet,thellohu dhe lexo histori,jo ate te Enver b.qirit,po lexo dhe mos fol traplleqe mbi Kongresin e Lushnjes ku zogu yt si ai zogu tunes ishte 16 vjec dhe shkoi ne vend te xhaxhait.

    Reply to this comment
  7. intelektuali August 30, 20:00

    A DO TE BEHEN SHQYPTARET NJE POPULL SI TE GJITHE TE TJERET NE EVROPE?

    apo do te ngelen skllever te enverizmit fanatik sic i beri dhe i la Enveri?

    Po te lexosh vargjet e Arben Dukes te krijohet pershtypja qe shqyptaret nuk kane asnje shans te jene nje popull normal qe kerkon me punen e tij nje vend ne gjirin e popujve demokratike dhe antikomuniste te BE, por si nje popull qe ka mbetur peng i ideollogjise staliniste qe e ka origjinen ne Lindjen Sovjetike i cili fatin dhe familjen e tij ja ka besuar BOSIT dhe jo punes se tij personale ne shoqeri.

    Po te shikosh median shqyptare dhe gazeten DITA qe publikon papushim vargje dhe shkrime antizogiste dhe fshin dhe shuan replika dhe komente me “spec” per enveristet dhe qeverine komuniste te Edvinit dhe Likes se tij teFlorinjte, njesoj si Papa Piu Inkuizitori kur detyroi Mikelanxhelon t’i vinte gjethe fiku gjenitaleve te skulturave te tij, trishtimi nga vargjet e Arben Dukes behet dhe transformohet ne nje depresion total qe kaplon pothuaj tere shoqerine tone civile.

    Por kur sheh qeverine aktuale qe ben homazhe me fotografine e Enverit dhe vajton si kukumjacke pylli per 29 nentorin e ZI jugosllav duke prishur edhe kisha dhe objekte kulti te besimtareve sikur t’i kishte prona te veta brenda nates si skutha komuniste, atehere nuk te mbetet gje tjeter vecse te marresh arratine nga syte kembet per te gjetur nje memedhe tjeter ne Bote, sic edhe po ndodh me shumicen e popullit tone pa fat.

    Reply to this comment
  8. Vuthjani1 August 30, 20:06

    Tatpjeta

    Kur shteti merr tatpjeten
    kur dojn gjallin kusarinë
    siq veprojn dhe tash me mbretin
    gjer ne palc ka rjep shqiprin

    ky kusar i thenqin mbret
    kur fashizmi msyn shqiprin
    e merr arin dhe ik vet
    per atdhe kti hiq sja nin

    kshtu veprun mbas faqezit
    qe me dhun e deshen shtetin
    komunistet vler qkan grit
    me shkatrru qdo gje ben njetin

    komunizmi ngriti vepra
    monumente Shum fabrika
    Demokrat si sali dhelpra
    ja i prish ja doi bi pika

    dhe prandaj e solli mbretin
    per inat te gjith shqiptarve
    siku ay dhe ky me serbin
    me shkatrru qdo gje te parve

    boll me mbreta kusari
    mjaft ka vujt ai vendi shqiponjash
    pra rehat ta lejn shqiprin
    jo kusarve tju kthejn pronat

    Reply to this comment
  9. Vuthjani1 August 30, 20:09

    E tlumt Pena dhe mendja o Arben Duka qe kisha dashur edhe une vehten Poet si juve beni.

    Reply to this comment
  10. Dardhari August 30, 20:35

    Zogu mender Mbreti i Shqiperise ! Se paskam ditur qe ishte kaqe trim prandaj u kethye I shoqeruar nga ushtri ja Serbe dhe prandaj hiku SI hajdut pulash ne greqi dhe e la vendin ne meshire te fatit po haremin edhe ato te motrat nuk i la mbrapa te gjitha keto sepse ishte

    TRIM DHE. ME. GJAK KATUNDARI
    NJESOJ SI. SALIU NGA. VICIDOLLI. PO. QE. LEXONTE.
    SHUME. SIMBAS. DRITEROIT DHE. NA. VURI. ATE
    MUMJE NE. KRYE. TE. BULEVARDIT ME
    ME SHPRESE QE SHQIPTARET HAROJNE SHPEJT
    DHE DO ME NGREJNE DHE MUA NJE BUST
    NE DJALL TE VENE SI ATA QE FRYJNE ZOGUN SI ATA QE FRYJNE SALIUN

    Reply to this comment
  11. Luani August 30, 21:21

    He,he heee,nuk ju mbushka mend Dariusit qe ish Ahmet Zogu ai qe beri te mundur te mblidhet KONGRESI I LUSHNJES dhe po ashtu beri te mundur kalimin e Qeverise qe u zgjodh nga Lushnja ne Durres e pastaj ne Tirane,duke i treguar gryken e pushkes 4 pushtuesve te asaj kohe,Italianeve,serbeve,grekeve e francezeve.
    Jua perseris:Gjaku ne gju do te behet i tha batalioneve qe kerkuan ti presin rugen kur po shkonte nga Lushnja ne Durres.
    Ata e pane se nuk i benin me syte drita ketij prijesi atdhetar,dhe e kuptuan se po te kish shkrehur sikur jeri pushken,Dete e gjak do behej, e i hapen rrugen.
    Zogu nga Qeveria qe doli ne KONGRESIN E LUSHNJES u emerua Minister i Brendeshem,qe kur e pane aq te guximshem i besuan atij,qe te bente kalimin e qeverise nga Lushnja ne Durres.
    Per ata qe bejne sikur nuk e dijne; kur i dolen perpara trupat e huaja e i thane ndal ! Pergjigja e Ahmet Zogut ish: NJOH VETEM QEVERINE QE DOLI NGA KONGRESI I LUSHNJES, e VEC VENDIMET E SAJ.
    Heeeee,kjoeshte historia e SHQIPERISE e jo historia e partise.

    K y sh ai Ahmet Zogu,qe kish paisur me armatim luftetaret e veriut e te Kosoves qe bene luften e Lumes.
    Ky ish Ahmet Zogu,qe ne krye te mbi 2000 luftetareve qe i paisi me armatim vete,mori pjese ne Luiften e Shkodres.

    Ka ikur koha e perallave me vargje Duklash, e verteta eshte mijra here me e madhe se vete Dukla.Te vertetat nuk ka me askush qe ti mbuloje,sepse historia i nxjer vete germe per germe.
    Dhe nese dikush thote se sot Shqiperi nuk mbaron ne Lezhe por ne Shkoder,kjo dhe per merite te pjesmarejes me mbi 2000 luftetar ne Luften e Shkodres te gjigandit Ahmet Zogu.

    Reply to this comment
  12. ijs August 30, 21:21

    Historikisht e djathta ne Shqiperi edhe pse ka uleritur me fort se te gjithe per patriotizmin, edhe pse gjithmone ka akuzuar te tjeret per tradheti ata vete kurre nuk kane asnje arritje per kombin.

    Zogu jo vetem qe beri tregti me tokat shqiptare, por pas nderit qe i beri Serbia duke e prure ne pushtet me ushtaret e saj, ai as qe e lakoi Kosoven ndonjehere gjate pushtetit te vet. Edhe gjate luftes se Dyte Boterore te djathtet sikur te triumfonin ne emer te nacionalizmit do na rreshtonin ne kampin e Aksit, pra te te humburve dhe do na kishin bere pre per greket dhe serbet qe do dilnin fitimtare nga lufta, dhe qe sic u pa mbas luftes e kishin shume qejf shqiperine.

    E nacionalistet apo raca e tyre ne shqiperi arritjen me te madhe mbas Republikes se Mirdites se Markagjonajve, kane ate gjysem shtet e gjysem koloni te Zogut, qe ne fakt u themelua si nje pakt bajraktaresh, e qe Italia e mori vetem per 6 ore. E pastaj mos te vazhdoj me trimat e Ballit, apo kuislinget nacionaliste shqiptare qe u kthyen ne lavire te cdo xhandari te huaj qe shkeli shqiperine ne ate kohe. Te ishte per ta sot Serbi do ishte duke ber plazh ne Durres.
    Pas 92 erdhi Don Kishoti Sale dhe vertetoj vazhdimesine historike se nuk ka shkaterrim me te madh per kombin shqiptar se e forcat e djathta.

    Tani sikur nuk na mjaftojne gjithe keto forca te djathta qe ekzistojne na dalin akoma mbrojtes te Zogut si shpetimtari kombit per ta bere lemshin akoma me te madh sikur nuk mjafton 25 vjet anarshi e kaos.

    Mjere ne per te djathten tone!

    Reply to this comment
  13. Luani August 30, 21:42

    O mjer ne per te djathte e ketij Ijs-it,se emajta beri lufte te madhe,per te perzene gjermanin,qe vete erdhi e po vete iku,pasi humbi luften ne Normadi nga zbarkimi i aleateve e ne Rusi,pasi nuk hyri ne kohe Japonia pas shpines se Rusit.
    Ja nje fakt madhor sa kane luftuar partizanet per te cliruar Shqiperine: Me daten 14 Nentor 1944 gjermanet u terhoqen nga Tirana drejt Berlinit e lane vetem nje gjerman ne bunker me mitraloz e arka me fisheke.
    Me porosi te Mugoshes,sapo e moren vesht se gjermani iku,u dha urdher te “clirohej Tirana”.Brigatare te tre brigadave partizane rethuan Tiranen me 15 Nentor ne mengjes qe ta clironin nga nje milion armiq,se vetem nje kish mbetur.
    Tre dite e tre nete,luftuan brigataret e 3 brigadave partizane me nje gjerman te vetem qe as e vrane as e plagosen dot, por vrau vehten kur ju mbaruan municionet,e keshtu brigataret cliruan Tiranen nga nje milion armiq imagjinar.
    Kujt nuk i pelqen te lexoi shenimet e koloneleve angleze qe vrojtonin terrenin vazhdimisht ne Shqiperi

    Reply to this comment
  14. franc August 31, 01:25

    Brava Arben Duka! 1 nga perlat me te bukura te tuat eshte kjo qe ke qendise sot. Bravooooo

    Reply to this comment
  15. mirel August 31, 02:06

    problem eshte qe ne SHqiperi pas vdekjes se Gjigantit dolen minjte dhe tradhetaret, dhe anarshine e shtetit ne krim e quajne demokraci.
    Pordhet love e luan, bashke me intelektuale si Xhelal Mziu vazhdojne te ankohen per gjigantin duke vene perballe kurvat tradhetare e incestuale si zogu
    Gjiganti e nisi mire luften per zhdukjen e ketyre vemjeve, po s;e mbaroi dot kurre se u tregua I meshirshem dhe jua la faren gjalle.

    Reply to this comment
  16. Ram Saliu August 31, 06:41

    Zogu ka pjeset e erreta dhe te ndritura te aktivitetit te tij.Nuk mund te thuhet se ishte shpetimtari i kombit kur ka pasur burra shume me te mencur e me fame se ai.U tregua matjan dhe mori pushtetin e me pas u be mbret.Sjellja e Komunisteve ndaj tij ishte e padrejte ashtu si edhe ka shume gjera te pista ne sjelljen ndaj tij e familjes ne keto 25 vite.I biri ne 97 beri nje gabim te madh qe sa nuk e hodhi vendin ne lufte pas referendumit.Keshtu qe gjerat nuk jane bardhe e zi sic i sheh Arbeni apo ndonje tjeter.

    Reply to this comment
  17. eri August 31, 06:57

    “mbreti na vodhi floririn ,palaçot I kthyen dhe pronat !… “Te lumte goja ARBEN DUKA.!
    -Kjo eshte paradoksale,fakti qe qeveria i ktheu pronat Zogut eshte nje gabim dhe tradhti e rende qe I behet shqiptarve nga palaço S.Berisha.
    -Zogu ka kryer tradhti pas tradhtish si -(Banka antikomtare.Paktet e Tiranes vitit-1926-1927 me Italin qe si nje shperblim kunder interesave te kombit shqiptar etj,etj.
    -A.Zogu vazhdoi tradhti pas tradhtije gjat 15 vjetve te pushtetit tije deri sa arriti kulmin e tradhtise:me dorzimin e shqiperise -Italise fashiste ne prille te vitit 1939.
    -Ky mbret dordolec I vetshpallur u damkos me vulen e tradhtise dhe hajnise kunder popullit shqiptar kur I vodhi edhe floririn nga banka shqiptare (pasuri e shqiptarve ).
    -Ahmet Zogu ishte nje vrases I kundershtarve politik,vrau patrjot te mdhenje te kombit si Bajram Currin,Luigj Gurakuqin,dhe Avni Rustemin,fatalisht dhe mjerisht ky satrap I ri I shkaktoi shqiperise dhe kombit shqiptar shume deme te konsiderueshme ne ate kohe

    Reply to this comment
  18. eri August 31, 07:34

    *****Ke pare ti ME NOFKEN “LUANI” te piqet njeriu I gjalle ne halle,nuk e besoi ?!…Kjo masaker sadiste ka ndodhur realisht ne Dukagjin nga ky “gjigandi ” heroi tradhtar I juaj A.Zogolli.Forcat e tije rrethuan dukagjinin dhe kerkonin buk mishe ,bulmet nga fshataret ,nje djale I ri dukagjinas nuk ju binde urdhrit te bajrektarit Lures Menes qe tu ushqente kuaje te forcave te zogut me miser (te vetmen pasuri qe kishin dukagjinasit per te mbajtur gjalle femijet ) ky djal nuk ju binde bajrektarit Mena ,dhe ata pasi vrane dhe maskruan ,perdhunuan femrat e fshatit ,vodhen bizhutrite lidhen “rrebelin”dukadhinas ne helle e poqen deri sa vdiq.Ky eshte e verteta e luftes se ketije satrapi ,me qe ti ja kerkon fakte poeti brilant A.Duka.Ne raste se do,do te japim edhe emerin e djaloshit qe u poq ne hell, dhe imtesisht masakrat qe ka kryer ky zogolli juaj.!##########

    Reply to this comment
    • LOVE August 31, 08:18

      aaaaaaaaaaaaaaa shoku Eri ,ndal beg se ka hendek
      ti je fshatar i reformes agrare ne fakt ,po kete parrulle ta shkruajta se e ke qejf
      mos u trazo me masakrat ne Dugagjin ,mos u trazo te thashe
      shkruaj me dt ,referimentin ku e ke lexuar kete perrallen fshataro-agrare
      dhe bajraktari eshte nje gje ,Zogu eshte tjeter ,dhe sikur te jete e vertete .
      lexo ketu me poshte
      MARIE TUCI ,MESUESE 1928-1950
      22 VJECE ,U TORTURUA NE MENYREN ME MAKABRE TE MUNDESHME
      U MBYLL NE NJE THES ME NJE MACE TE EGER ,U RRAH NGA BUUUUUUUUURA ,DERISA DHA SHPIRT

      PO VDES NANE ,SOT PO VDES

      Nan e dashtun sot po vdes
      me kane futur ne nje thes
      lakuriq bashke me nje mace
      me kane fut ne thes linace

      Ne burg te Shkodres po me del shpirti
      po ma merr nan’shef Seiti
      Jasht thesit shqip po flasin
      me shqelmojne e me godasin

      Ligesia nuk ka ngjyre
      shqelm ne bark ,shqelm ne fytyre
      po vdes nane ,sot po vdes
      nje lemsh gjaku brenda ne thes

      Nuk ka vend imagjinata
      kriminel shpirtzinj si nata
      me ka ca bark e zorre
      hajde nan ,me ven nje dor

      Mbaju nan ,mbaju burrnesh
      me sill teshat m’vish murgesh
      mos qaj nane ,jam bije Mirdite
      nuk na mposhtin tash sa vite

      As dhe shaku ,as dhe turku
      as envorri dhe as burgu
      as bollshvik as titista
      as hetues as kamunista
      ……….

      HESHT eri ,hesht ,mos e zgjasni me .na ler te bejme ndonje shaka
      tu leme te qete ne idiotesine kolektive .
      Heshti mor kope e marre ,qe hidheroheni per nje pallat te sklleverve pionere
      pionere te envorrit ,thua ju kish vdekur baba dhe ishit mbarsur kolektiv !

      Reply to this comment
  19. Luani August 31, 12:55

    Love paska dhene nje pergjigje renqethese Erive,por me duhet te perseris se po te meo kish qene kontributi i gjigandit Ahmet Zogu per me bajtjen e KONGRESIT TE LUSHNJES ne Janar 1920, Shqiperia do te ish tretur pergithnje ne tre pjese e nuk do te kezistonte me as si kob as si gjuhe.
    Shteti shqiptar nuk ekzistonte meShqiperia ish ne grahmat e fundit te ekzistences se saj,tre fqinjet qe ishin prezent ne Shqiperi me ushtrite e tyre,nuk po prisnin me dite por oren per ta ndare perfundimisht ne tre pjese.
    Por i mbeten duart thate kur u mblodh KONGRESI I LUSHNJES dhe formoi nje qeveri te perkoheshme ku Ahmet Zogune zgjodhi minister te brendeshem duke e pare se ish nje atdhetar e trim i flakte.
    Duan apo nuk duna Duklat e duklaxhinjet,ish ai Ministri i Brendeshem i qeverise qe doli nga Kongresi i Lushnjes ne Janar 1920 qe ja dogji letrat ne dore fqinjeve per ta gllaberuar perfundimisht Shqiperine.
    Jua perseri akoma,kur e ndalen forcat pushtuese nga rrugetimi Lushnje-Durres, ai i tha:NUK JU NJOH FARE KUSH JENI!—Une NJOH VETEM QEVERINE QE DOLI NGA KONGRESI I LUSHNJES.—-HAPNI RRUGEN SE NDRYSHE 2000 LUFTETARET QE KAM PAS DO BEJNE QE SOT GJAKU NE GJU TE DERDHET. UNE JAM AHMET ZOGU,MINISTER I BRENDSHEM I QEVERISE SHQIPTARE QE DOLI NGA KONGRESI I LUSHNJES e KAM MARE DETYRE PREJ SAJ TE TRANSFEROJ QEVERINE NE DURRES.

    RRuga nuk u hap me bejtet e Dukles e dulkaxhinjve,por e trimerine e trimit e atdhetarit AHMET ZOGU.
    Ish ky pastaj Ahmet Zogu,i cili u be dhe KRYETAR i PARTISE POPULLORE te SHQIPERISE e me 1923 FITOI ZGJEDHJET PARLAMENTARE.

    Me 1924 Bajram Curri,Luigj Gurakuqi e Fan Noli me shoke i bene grusht shteti Qeverise qe u krijua nga fitorja e zgjedhjeve parlamentare te dhjetorit 1923.Vete Noli e Gurakuqi pranuam me vone se ish nje grusht i mirefillte shteti.
    GRushti i shtetit pas 6 muajsh ra,mori tatepjeten pasi nuk gjeti mbeshtetje te Lidhja Kombe.
    Keshtu Ahmet Zogu qe i kish fituar keto zgjedhje u kthye perseri duke bere dhe riorganizim qeverie.

    Pale kur disa truthare grushtin e shtetit te qershorit 1914 e quajne revolucion demokratik.

    Kur vete Koka e punes F Noli e pranoi ne emigracion se ish nje grusht i paster shteti, trutharet thone ish revolucion demokralesh.

    Noli u be kryeminister per 6 muaj pas atij grushti shteti dhe po vete Noli pohoi me vone se ish grusht shteti, teveqelet thone ish revolucion, po do te jete revolucion demokralesh qe ashtu si nisi ashtu perfundoi si nje flluske sapuni tradhetaresh si Curri,Gurakuqi e kompani,

    Reply to this comment
  20. Leci August 31, 13:01

    O Arben e ke komplet gabim. Mreti nuk ka patur prona. Pronat kane qene te shtetit. Kjo eshte kaq e vertete sa per te ndertuar keto prona jane marre para borxh nga bankat italiane ne emer te shtetit shqiptar. E dyta. Keto prona iu “kthyen” me vendim qeverie gje qe perben shkelje flagrante te ligjit shqiptar pasi pronat kthehen sic parashikohet ne ligjin “per kthimin dhe kompensimin e pronave”. Une nuk e di pse sot kjo qeveri nuk i kthen gjerat ne vendin e duhur.

    Reply to this comment
  21. petrika August 31, 14:06

    O luan prej letre,o bythelepires i zogolleve,po te mos ishin te verteta ato qe thuhen per zogun,populli nuk kishte pse te mos e votonte perseri ose ta rikthente ne postin qe kishte,por ai erdhi ne pushtet me ndihmen e mijra bajonetave serbe prandaj ai jau shperbleu duke ju falur shen naumin ne Pogradec.Gjate qeverisjes se tij ,ai vrau kundershtaret e tij politikesi Bajram Currin,Riza Ceroven Avni Rustemin e plot te tjere.Ishte mjeshter i vjedhjes se taksave te popullit,Ai regjistronte nje numur shume me te madh xhandaresh nga sa ishin ne te vertete,ne kete menyre ai fuste ne xhep rrogat e mbi njemije xhandareve.Kjo eshte vetem njera nga menyrat e shumta q

    Reply to this comment
  22. petrika August 31, 14:26

    qe ai perdorte.Ai u vetshpall mbret.Ate nuk e zgjodhi kush mbret.Kur erdhi Italia ai ju hoqi gjelperat topave dhe pushkeve,nje tjeter tradheti e rrezikeshme kjo.Ne fund vodhi edhe floririn nga banka kombetare,gjithesej gjashte senduke me flori dhe u arratis si tradhetar nga vendi.Ai ja hoqi vet te drejten vehtes per te mos u kthyer me,por njerezve si Luani prej rere,te cilet nuk dine as historine e tyre personale,nuk ju bejne pershtypje.Ju thafte ajo qe ka ne mes te shaleve(p…..dhi) asaj qe te ka pjelle o luan prej leshi.Do ti vije dita edhe monumentit ti Zogut ne Tirane,mos ki merak ,eshte vetem ceshtje kohe.

    Reply to this comment
  23. gjermani i fundit August 31, 15:05

    O Luan, ti po flet per Zogun e Tunes, ai po qe eshte zog gjigant qe i hapin rrugen ushtrite qe thua ti. Ai koqe gomari prej Burgajeti nuk la padron te huaj pa i lepire kembet, plus serbeve dhe italianeve edhe grekeve u beri oferte qe tu jepte vise shqiptare ne kembim te ardhjes ne pushtet.

    Reply to this comment
  24. eri August 31, 15:59

    *****Respekte Petrika kur lexoi komentet tua me gezojne ,por tu qene kundra te marrit -Luani-behemi pa dashur pjese e marrezise tij,ky eshte nje shpifarak dhe ngatrrestar qe na servine historin si paçavuren ( pasoje e mungeses tije kulturore ). Mendja e zeze e tije erret ne mese te dites me diell, s’ ke çfar pret nga njerez te till ,ne keto blogje te nderuara te G.Dita.Shqiperia prej tradhtarve dhe ngatrrestarve dhe shpifarakve si ky ka me bollok ,nga keto ka vuajtur dhe vuan gjithmon shqiperia . Jan ngatrrestar te rrezikshem ,duhet te demaskohen me fakte.###############################.-eri-

    Reply to this comment
  25. bajram August 31, 18:24

    Vjedhja e floririt nga Banka e Shtetit Shqiptar nga Ahmet Zogu eshte bere tashme nje tregim i vjeter,se pikerisht sipas shembullit te tij ne ditet e sotme te “demokracise” ku lejohet te vidhet gjithshka e nga gjithkush,ne mes te dites e pa i hyre gjemb ne kembe,sikurse u vodh thesari i Bankes se Shtetit Shqiptar ne Krrabe,apo me pas robinhudi shqiptar Full’hajni me 7 milione dollare te thata kesh ne dore talli bythen neper kazinote e Tiranes (sipas versionit zyrtar te policise dhe prokurorise),kujt i ben pershtypje se iu kthye “prona” mbretit qe vec “hije” mbeti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*