Mbrojtësi i Arsenalit: Më thonë “lesbike” nga mënyra si i mbaj flokët

September 8, 2018 19:06

Mbrojtësi i Arsenalit: Më thonë “lesbike” nga mënyra si i mbaj flokët

Mbrojtësi spanjoll i Arsenalit, Hector Bellerin, ka bërë të ditur se tifozët e skuadrës së tij e tallin shumë për mënyrën e të veshurit e të të mbajturit flokët.

“Më thonë “lesbike” sepse mbaj flokë të gjatë. Më ofendojnë edhe me fjalë të tjera homofobike”, ka rrëfyer Bellerin në një intervistë të gjatë për “Times”.

Spanjolli është shprehur më tutje se pjesa më e madhe e ofendimeve vijnë “online”, por nuk është se i mungojnë edhe ato nga stadiumi.

“Dhe kur luaj keq, situata është e papërmbajtshme. Nëse sillesh në mënyrë të ndryshme nga ç’presin ata, të vendosin në shënjestër. Ka shumë presion derisa të vihesh në rresht me të tjerët. Kjo është diçka shumë e rrezikshme sepse në jetë duhet të jesh i lirë të shprehesh ashtu siç je.

Periudha më e keqe për mua ka qenë rreth një vit e gjysmë më parë, më është dashur të mbyll përkohësisht llogaritë në rrjetet sociale për shkak të ofendimeve. Shumë më thonë gjëra të bukura, por është normale që mendja të të rrijë tek ofendimet. Çdo ditë përpiqem ta luftoj këtë gjendje në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka rrëfyer Bellerin.

s.a/dita

 

 

September 8, 2018 19:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*