Mbrojtësi më i mirë në Europë, Hysaj sfidon Lahm

December 30, 2015 16:51

Mbrojtësi më i mirë në Europë, Hysaj sfidon Lahm

Pas vlerësimit si mbrojtësi më i mirë i djathtë në Serinë A italiane dhe përfshirjen në formacionin ideal të vitit 2015, Elseid Hysaj rivalizon yjet e futbollit në nivel europian.

21-vjeçari kuqezi është përfshirë nga edicioni spanjoll i “goal.com” në sondazhin për të përzgjedhur mbrojtësin më të mirë të djathtë në ligat e mëdha kontinentale.

Hysaj është në garë me emrat më të mëdhenj të Europës në rolin e mbrojtësit të djathtë. Duke nisur nga kapiteni i Bayern Munchen, Philipp Lahm, për të vazhduar me Hector Bellerin të Arsenalit, Juanfran i Atletico Madrid, Serge Aurier i Paris Saint Germain, Gaspar i Villarrealit, Walker i Tottenham, Gonur i Fenerbahce apo Pereyra i Portos dhe Tete i Ajax.

Për të votuar Elseid Hysaj klikoni linkun

http://www.goal.com/es-cl/news/4778/main/2015/12/29/18806582/qui%C3%A9n-es-el-mejor-lateral-derecho-en-lo-que-va-de-la

Sondazhi për të përzgjedhur mbrojtësin e djathtë më të mirë në kontinent, shërben për të përcaktuar më pas edhe Formacionin Ideal në Europë për vitin 2015.

Vlerësimet për Elseid Hysajn vazhdojnë edhe nga UEFA, që në versionin italian të faqes zyrtare, e ka përfshirë shkodranin e Napolit, mes pesë talentëve të Serisë A, që duhen mbajtur nën vëzhgim për 2016-ën.

Klasifikimi special i UEFA-s përfshin pesë futbollistë të rinj të kampionatit italian, që premtojnë shumë për vitin e ardhshëm. Përveç Hysajt, në listë janë edhe Paredes i Empolit, Diaëara i Bologna-s, Ivan i Sampdoria-s dhe Grassi i Atalanta-s.

December 30, 2015 16:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*