Mbrojtja civile gjermane diskuton përgatitjen për sulmin ushtarak

DW February 24, 2015 17:32

Mbrojtja civile gjermane diskuton përgatitjen për sulmin ushtarak

Qeveria federale gjermane do të përmirësojë mbrojtjen e popullit për rastin e një situate emergjente ushtarake. Përfaqësues të ministrive përkatëse kanë rënë dakord para disa ditësh, sipas një informacioni të “Saarbrücker Zeitung”, që ta verifikojnë me këtë synim gjendjen e mbrojtjes civile në Gjermani: a është e përgatitur ajo për rreziqet aktuale? “Ashtu si përshtatet ushtria gjermane me parime të reja të politikave të sigurisë ndaj gjendjes së re, kështu duhet të përshtatet edhe mbrojtja civile”, i tha gazetës Presidenti i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Popullit dhe për Ndihmën në Katastrofa, Christoph Unger. “Mungon aftësia e mjaftueshme mbrojtëse civile me forma të shumëllojshme”, tha ai.

Dhënia e alarmit – e rëndësishme

Për rastin e katastrofave civile dhe të krizave në të kaluarën është bërë shumë. “Për rastin e një kërcënimi nga jashtë, situata është më problematike.” Si temë të rëndësishme Unger përmendi alarmimin e popullit. “Alarmimin teknik ne sapo e kemi përsosur edhe më tej”, tha ai. “Ajo që nuk kemi bërë është që të flasim për këtë me popullin. Çfarë duhet të bëjnë njerëzit në rast të një paralajmërimi se po fluturon një raketë?” Një preokupim është ruajtja e funksionimit të qeverisë në rast të një sulmi kundër Gjermanisë.

Satelitë dhe aplikacione për celularë në vend të bunkerëve

celPas fundit të Luftës së Ftohtë, të gjithë bunkerët e mbrojtjes janë mbyllur, sirenat janë çmontuar dhe rezervat e emergjencës janë eleminuar. Bunkerë të rinj atomikë mbrojtës hë për hë nuk do të ndërtohen, as ata ekzistues nuk do të hapen, u bë e ditur. Kjo është gjendja aktuale e konsultimeve.

Alarmin në të gjithë territorin mund të jepet tani sipas informacioneve me një sistem satelitor, përmes të cilit informohen stacionet radiofonike dhe televizive. Veç kësaj, në të ardhmen do të ketë edhe aplikacion paralajmërimi për të gjithë celularët.

Sfond për këto reflektime janë sipas raportit konflikti aktual me Rusinë dhe rreziqet e reja nga raketat balistike, p.sh. nga Lindja e Afërt.

DW February 24, 2015 17:32
Komento

6 Komente

  1. cub February 24, 19:33

    Gjermanet duhet te vine ne Shqiperi te mesojne si ta organizojne mbrojtjen.
    Strategu me i mire ne bote per kete (si per shume gjera te tjera) eshte SRB-i VICi dolit.
    Ja si e forcoi ai mbrojtjen kombetare:
    1. e ktheu ushtrine ne nje detashment te fuqishem paradash,
    2. Shiti per skrap nje mije tanke,
    3. Shiti per skrap 100 aeroplane reaktive,
    4. ” ” ” anijet luftarake dhe nendetset,
    5. Shiti armatimin e lehte e te rende dhe municionet per te ndihmuar revolucionet e armatosura ne Azi, Afrike e Amerike Latine.
    Do te hape nje Universitet per Mbrojtjen Kombetare te Plepat ne Durres.
    Nxitoni gjermane te mirrni eksperience Vicidoli.

    Reply to this comment
  2. Lleshi February 24, 21:12

    Per popullin debil shqiptar , qe la serbofilet t’i prishnin Atdheun , pervec Enver Diktatorit qe ngriti bunkeret , ka menduar edhe Zoti ,, duke i falur male pa hesap !

    Reply to this comment
  3. Pellazg 100% February 24, 21:47

    Shikojeni pra Shqipëtarët e mi. Ky ëshë shembulli i shtetit për qytetarët e vet.
    Sa do tu lutesha që të reflektonit….

    Reply to this comment
  4. qemal February 25, 01:27

    E shkaterruan SHQIPERINE,keta kriminele ,ia plotesuan plotesish endren SERBISE per ta pare Shqiperine te djegur e te shkaterruar.Kete e realizoi shqiptari me gjak serb SALI ram Berisha me UDB-ashet e tjere. Vdekje tradhetareve jete te lumtur shqiptareve.

    Reply to this comment
  5. zqk February 25, 10:06

    Edhe Rama me celulare do e mbroje popullin ashtu si gjermani. I tha Merkeli Rames: ata qe s’kane celulare, se helbete vetem ne vend te dyte jeni, lejoi te futen ne ndonje muze arti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*