“Mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit”, Gjermania ofron bursa studimi. Kriteret dhe afatet për aplikim

July 18, 2017 15:49

“Mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit”, Gjermania ofron bursa studimi. Kriteret dhe afatet për aplikim

 

Të diplomuarit që duan të ndjekin studime më thelluara në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit, tashmë e kanë këtë mundësi.

Ambasada Gjermane në Tiranë, përmes një njoftimi bën publik kushtet që duhet të ndjekin kandidatët për aplikim.

“Si mund të kualifikohen më tej të sapodiplomuarit? Fondacioni Gjerman për Mjedisin (DBU) ka menduar për ju përmes Programit të tij të Bursave-MOE. DBU jep bursa për të diplomuarit me kualifikim të lartë dhe synon të thellojë kualifikimin profesional në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit”, thuhet në njoftim.

Ky program bursash mundëson gjithashtu kërkime pranë institucioneve gjermane si dhe shoqërohet nga një program i pasur kulturor.

Sipas Ambasadës Gjermane të gjithë personat e interesuar mund të aplikojnë duke nisur që tani, ndërkohë që aplikimet janë të hapura deri më 1 gusht 2017.

Për më shumë informacion rreth kritereve klikoni këtu

July 18, 2017 15:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*