Mbrojtje gjykatësve të imamëve, për shkak të kërcënimeve

May 4, 2016 15:44

Mbrojtje gjykatësve të imamëve, për shkak të kërcënimeve

Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda, trupa gjyqësore që dha verdiktin është vendosur nën ruajtje nga policia.

Një burim konfidencial i tha Top Channel se, kjo masë është marrë për shkak të reagimeve të ashpra të mbështetësve të 9 të pandehurve, të cilët kërcënuan në sallë jo vetëm 5 gjyqtarët, por edhe gazetarët.

Burimet shtuan se, nën ruajtje nga policia janë marrë edhe familjarët e gjyqtarëve, ndërkohë që zyrtarë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të kontaktuar nga Top Channel deklaruan se, nëse është e nevojshme do të vendoset nën mbrojtje edhe prokurorja e çështjes, Elisabeta Imeri, e cila kërkoi gjatë pretencës 152 vite burgim.

Agjentë civilë të Antiterrorit ishin të pranishëm gjatë mbrëmjes së të martës, kur edhe u shpall vendimi, ndërkohë që kanë sekuestruar kamerat e gjykatës, ku edhe shfaqen mbështetësit e 9 të dënuarve.

“Nuk kemi të dhëna konkrete për ndonjë ngjarje, por masat janë marrë për të pasur nën kontroll situatën”, thanë burime të Top Channel. Gjatë procesit, i cili startoi në vitin 2015, të pandehurit jo pak herë kanë kërcënuar gjyqtarët, duke i paralajmëruar ata se do të vinte edhe radha e tyre, por edhe prokuroren, që e akuzonin si vegël të amerikanëve.

Këto deklarata të tyre bënë që gjatë gjykimit, të gjithë mbështetësit të kontrolloheshin imtësisht sa herë ndiqnin seancat, ndërkohë që përveç agjentëve të krimeve, ata janë mbikëqyrur edhe nga Shërbimi Informativ.

 

May 4, 2016 15:44
Komento

1 Koment

  1. Arben May 4, 17:49

    PO VENDIMI I TYRE, A KA QENE I DREJTE APO I URDHERUAR????!!!!!!!!!!!!!!!!

    KAM PERSHTYPJEN SE KA PATUR SHUME URDHERA POLITIKE NE KETE VENDIM.

    PO NUK I KANE HYRE KUJT NE HAK, MOS TE KENE FRIKE, NUK TE BIE NJERI ME QAFE KOT.

    POR, PO KANE ULUR BREKET PARA POLITIQENERVE, SIC BEJNE RENDOM GJYQETARET, DUHET TE JAPIN LLOGARI NJE ME NJE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*