“Mbushe Shqipërinë me drogë dhe tani bën filozofin”, këshilltari i LSI i kthehet Tahirit

June 1, 2017 13:44

“Mbushe Shqipërinë me drogë dhe tani bën filozofin”, këshilltari i LSI i kthehet Tahirit

 

Vazhdon beteja mes PS dhe LSI, me replika që pasojnë njëra tjetrën, pas replikave mes ish-ministrit të Brendshëm dhe kreut të LSI, vjen një tjetër reagim  i ashpër nga LSI, në të cilën akuzon Tahirin se po bën rolin e filozofit, pasi mbushi Shqipërinë me drogë

STATUSI I PLOTË

MBUSHI SHQIPERINE ME DROGE DHE BEN “FILOZOFIN”

Na paska folur Tahiri, ne rolin e “filozofit” politik.

Por para se te “filozofoje” politikisht a ju ka kerkuar falje prinderve te adoleshenteve qe ju mbushi gjimnazet e 9 vjecaret me hashash?!

Sot eshte 1 qershori, ne vend te dale e t’ju kerkoje falje femijeve shqiptare qe jua solli drogen ne cdo oborr shkolle, ben protagonistin.

Qe te kuptoje edhe njehere fjalen “tafma” i them, se ishte pikerisht tafmaja e tij qe gjelberoi Shqiperine me droge ne cdo cep. Ishte tafmaja e tij qe krimi i organizuar u ndje me rehat se asnjehere tjeter ne kete vend. Ishte tafmaja e tij qe detyroi Departamentin e Shtetit dhe Europolin, sebashku me mediat me prestigjoze boterore te cilesonin Shqiperine si Kolumbia e Evropes.

Gjate kohes qe ishte minister i brendshem i dha shkollat me “koncension” grupeve kriminale.

Asnje i arrestuar ne gati 4 vite qe ishte minister nga keta shites se vdekjes.

Kush ka femije nuk mund te votoje per kete rrezik te rinise dhe te ardhmes se vendit.

E do timonin i vetem qe te mos kete njeri qe ta shqetesoje dhe t’i levize nga kursi avonet e krimit te organizuar, skafet e trafikanteve, kamionet e toneve te droges. Te mos e shqetesoje njeri ne kete sipermarrje faraonike.

Ishte kjo tafma e tij qe beri ministrin pasardhes te shkarkonte te gjithe kupolen, po po kupolen e tij, per lidhje me trafikun e droges.

Por me 25 qershor besoj se qytetaret e pergjegjshem, rinia e rrezikuar nga droga qe “lulezoi” per tafmane e Tahirit, do i kthejne kusurin e shqetesimeve qe kane kaluar nga “koncensionet” e krimit dhe tafmaja e tij.

June 1, 2017 13:44
Komento

7 Komente

  1. perkthyesi June 1, 14:14

    Nje gje nuk kuptoj nga keta te LSI! Kur ishin ne koalicion, asnjehere nuk i ngriten keto probleme! Cfare ka ngjare?

    Reply to this comment
  2. like floriri June 1, 14:28

    per filozofe iu njohim juve te leshelise qe me pragmatizmin tuaj bete shqipeine lesh e li,qe pasi kanabizuat shqiperine bashke me sali lazaratin,u kujdeset ta vilni edhe ne kohen e sajmirit.produkt juaji eshte edhe permeti dhe skrapari,ndaj mos kujtoni se dilni e duar te pastra.

    Reply to this comment
  3. like floriri June 1, 14:32

    per filozofe iu njohim juve te leshelise qe me pragmatizmin tuaj bete shqipeine lesh e li,qe pasi kanabizuat shqiperine bashke me sali lazaratin,u kujdeset ta vilni edhe ne kohen e sajmirit.produkt juaji eshte edhe permeti dhe skrapari,ndaj mos kujtoni se dilni e duar te pastra.po ate eskobarin kujt ia late?ne cilen vile te likes e kini fshehur?

    Reply to this comment
  4. Samouel. June 1, 15:09

    O zoti keshill…tar nuk eshte nevoja, populli i di me emer me rrenje e dhemballe bandat dhe banditet e droges se ILIR METES ne cdo qytet, pikerisht Partia juaj eshte ajo qe u formua me parat e droges dhe kete gje e di mire fare gjithe populli shqipetar. Ju vazhdoni po Likja me ca te tjere nga Partia juaj e dine mire se ku do shkojne. Nuk pjerdh Vetingu se je President apo Minister, hahaaaa brendaaaa plehrat e haleve te LSI

    Reply to this comment
  5. spata June 1, 15:46

    Mos ja merrni per te keq LSI .Ajo si parti eshte nje pasuri e madhe njesoje si fandispathi ne politiken Shqiptare .

    Reply to this comment
  6. Atdhetari June 1, 20:39

    Pyjet i kishte nen administrim lefteri i kokes, si minister i mjedisit nga lsi ne qeverine ekoalicionit, more ti ”keshilltar” arrogant! Kujt ia hedh ti keto plehera, apo bejne te tjeret, ben dhe ti si ata?! Ke per te thene ndonje gje per fter koken ti? Ke bere ndonje vizite ti me lefteraqin neper pyje e kullota ne kohen e duhur? Duhet te shikosh pak me mire, se jeni bere te gjithe per syze dhe specialist qymuri e balte.
    Ministri Tahiri dhe ekipi i tij kane bere lufte te vazhdueshme dhe te suksesshme kunder kultivueseve dhe trafikanteve narkotike. Nuk e di ti kete, apo ashtu ta do puna per fushaten, se keshtu mund te zesh ndonje karrige?

    Reply to this comment
  7. Vëzhguesi F. June 1, 23:17

    Çfare keshilltari i thoni ketij?! Ky eshte nje i punesuar si jurist ne parlament nga Ilir Skender Meta. Dhe natyrisht qeni leh aty ku ha.I bene hyzmet lekut qe ka mare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*