Mbyllen dy tregje jashtë standardeve, firmos edhe Bozdo

July 15, 2014 15:52

Mbyllen dy tregje jashtë standardeve, firmos edhe Bozdo

Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, ka mbyllur dy tregjet “historike” të Tiranës, tregun tek ish-Uzina Dinamo dhe tregun tek ish-Shkolla Teknologjike me emrin “Hamdi Pepa”.

Një komision prej 9 vetësh, kryesuar nga Prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi,  ka firmosur mbylljen e tregjeve. Anëtari i dytë i Komisionit ishte edhe n/kryetari i Bashkisë, Enno Bozdo, që po ashtu ka vendosur firmën.

“Nga kontrolli i ushtruar pranë tregjeve të ish-Uzinës Dinamo, por edhe në tregun e rrugës “Hamdi Pepa”, gjendja është e papranueshme duke sjellë një sërë problematikash për cilësinë e shëndetit të qytetarëve. Është vënë re se shitja në dyqane realizohet me mangësi të theksuara në struktura, shitja bëhet në ambiente të hapura, ka mungesë të theksuar shoqëruese të produkteve ushqimore, mungesë totale të kushteve higjieno-sanitare.

Në tregun “Hamdi Pepa” shumica e objekteve janë kioska shitjeje të cilat nuk realizojnë kushtet minimale për tregtim të produkteve ushqimore, të cilat mund të sjellin ndotje dhe epidemi të ndryshme për qytetarët, por edhe paralizojnë segmente kryesore të qarkullimit të transportit publik dhe urgjencave të kryeqytetit. Shumë shpesh në këto tregje lulëzon shkelja e ligjshmërisë fiskale të cilat janë një sfidë e hapur e punës së Institucioneve të administratës shtetërore.

Për të gjithë këto parregullsi e për të vendosur standardet bashkëkohore që meritojmë të gjithë së bashku si përfaqësues të qeverisë vendore e qendrore, por mbi të gjitha si qytetarë të thjeshtë, jam dakord me propozimet tuaja për të dalë sot nga kjo mbledhje me një vendim të përbashkët për mbylljen e këtyre tregjeve”, është shprehur Vorpsi.

July 15, 2014 15:52
Komento

3 Komente

  1. shqiptari July 15, 16:44

    e bosate e ndertimite te komanduare nga izraeliti hollandez SOROS rate dakorde pere te bere pallate jashte standarteve dhe tja shisni ketij populli bravo ai komandone lulkene dhe ramkene dhe do sundoi nene siglene skllevrite shkeli me kembe dhe leje a buke se po ngritene koke dhe e mbusjhene barkune nuk i skllaverojme dote bravo

    Reply to this comment
  2. Selmani July 15, 21:14

    Ky eshte krim ndaj sipermarresve te ndershem te Tiranes.
    Ka kohe qe Basha me Flor doracin kane dashur ta shperngulin ate treg.
    E ben sot Prefekti i Tiranes dhe Drejtoret e Ushqimit ne Ministrine e Bujqesise…. Por nuk eshte kaq e thjeshte.
    Prefekti dhe Ministria e Bujqesise, nuk jane aq trima sa te veprojne pa urdher te Edvinit, RILINDESIT TE MADH.
    Kjo levizje e Edvinit, mund te jete nje hap drejte afrimit me Lulin, me gjasme per te bere politike te madhe, me leshime reciproke, se keshtu e ka “demokracia arti i negocimit dhe dialogut”.
    Kush perfiton nga kjo ? Kriminelet e Sales e te Lulit !
    Kush humbet nga kjo ? Populli dhe tregetaret, ata te 1 milione votave.
    Harram te qofshin votat e popullit, o Edvin Mashtruesi.
    Ne keto 300 dite cdo dite ke bere vetem demagogji me popullin votues.
    Edhe Saliu te te kish pjelle s’do ishe kaq i lig e mashtrues.
    Plehra, qe nuk ju lidh asgje me socialistet vec karrigia dhe xhepat.
    Mjer ne ne c’dore kemi rene.

    Reply to this comment
  3. civaci July 16, 11:49

    o shqiptaro,meso te shkruash shqip,or derr,pastaj quaje vehten shqiptar.ose vere skipetar I kuluar,derr!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*