Rruga e Arbrit, mbyllen negociatat. Premtohet nisja e punimeve brenda vitit

February 5, 2018 10:35

Rruga e Arbrit, mbyllen negociatat. Premtohet nisja e punimeve brenda vitit

Në mjediset e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u krye firmosja e kontratës së koncesionit me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit”.

Në përfundim të procesit të negocimit, kontrata me kompaninë fituese të garës u firmos nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Gentian Keri dhe Presidenti i kompanisë “Gjoka Konstruksion”, Rrok Gjoka.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë thuhet se në përfundim të ceremonisë së firmosjes, Ministri Damian Gjiknuri deklaroi se kontrata u përmbyll pas një procedure të gjatë konkurimi dhe negocimi investiv.

Jemi shumë të bindur që shoqëria, nga diskutimet dhe ato çka na prezantoi gjatë negociatave të kontratës i ka marrë të gjitha masat që brenda afateve të përcaktuara në kontratë, pra brenda këtij viti do të realizohet pjesa e financimit dhe fillimi i punimeve të rrugës. Është një nga veprat e rëndësishme, një lajm shumë i mirë për qytetarët shqiptarë por mbi të gjitha për qytetarët dibranë të cilët prej shumë vitesh e kanë pritur këtë rrugë”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Është një vepër që do të kushtojë 240 milionë euro dhe në këtë kontratë ne kemi parashikuar që shteti do të marrë përsipër të likuidojë kontraktorin brenda një periudhe 13 vjeçare. Kontraktori do të marrë përsipër të ndërtojë rrugën në fillim me shpenzimet e tij dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge gjatë gjithë periudhës së koncesionit”, theksoi Gjiknuri.

o.j/dita 

February 5, 2018 10:35
Komento

7 Komente

  1. perkthyesi February 5, 11:42

    Miq te nderuar, a e keni idene se sa perurime fillimi per ndertimin e rrugeve jane bere deri me sot, dhe sa kane mbaruar? Jemi mashtrues ordinere, dhe po kaq ordinere jane dhe ata qe ende u besojne ketyre te pacipeve! I sigurte qe do te dale ndonje klecke, dhe nisja do te perfundoje ne kalendat greke, por sa per perfundimin, asnjehere nuk do arrijne! Kete e kam nga pervoja! Sa rruge jane mbaruar deri me sot? Asnje!

    Reply to this comment
  2. info analitike February 5, 12:12

    Behuni gati shoke se po fillon nje dore tjeter e madhe vjedhjesh. Cakejte jane hedhur ne sulm te shqyejne cfare ka mbetur.

    Reply to this comment
    • Granit Boni February 5, 20:28

      O info-shura. Cakejte iken me ty dhe Tosun Bac dhe po hane kockat e hedhura neper SHQUP. Parate i ka vete i zoti i punes o infoANALI. Buxheti do te shlyeje per 13 vjet. Apo ti info do qe investimi te mos i paguhet kurre investitorit??? Je blogari i fytyres se vrerosur.Keshtu do te pagezonte Don Kishoti

      Reply to this comment
  3. Arber I February 5, 12:25

    Shqiperia ka nevoje per te mbyllur rruget Tirane-Elbasan, Tirane-Kavaje, Tirane-Ura e Matit, Fier-Vlore, pastaj vjen rruga e Dibres.

    Reply to this comment
  4. Zzzzzz February 5, 13:29

    FILLOJI VJEDHJA E RRADHES MALLKUAR QOFSHIN HAJDUTET E KOMBIT TE CDO LLOJI…!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  5. Vladimir February 5, 14:31

    Pse po vononi Koridorin Rrogozhine-Tirane, ku fshihet lepuri? Ky eshte i vetemi koridor i garantuar qe vetshlyhet, nuk ka nevoje per financime nga buxheti dhe zgjidh problemin per gati gjysmen e vendit qe sot, niset nga Jugu dhe hyn ne kryeqytet nga Veriu.
    Te gjitha rruget e tjera, perjashto Tirane-Durres jane dhe do te mbeten ne kurris te tatimpaguesve.

    Reply to this comment
    • Arber I February 5, 20:54

      NJe korigjim: une e kam studiuar kete rruge dhe me ka dale qe eshte me e leverdisshme ne kosto dhe ne lehtesimin e rruges se Durresit, varianti: Kombinat-Ndroq-Kavaje.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*