e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Mbyllen regjistrimet e studentëve fitues në universitete

3
Postuar më: 12 Tetor, 2013 tek Komunitet
maturante

Plotësimi i vendeve të lira nëpërmjet formularit A3 

Shkon drejt mbylljes procesi i regjistrimit të maturantëve fitues në universitete. Në mbyllje të së dielës, universitetet do të zbardhin edhe listën zyrtare të maturantëve që kanë marrë statusin e studentit, si dhe vendet e mbetura bosh nga procesi i regjistrimeve. Maturanti që nuk ka kryer regjistrimin gjatë javës së parë të fillimit të vitit akademik, konsiderohet i paregjistruar dhe e humbet këtë program studimi, edhe pse është pjesë e listës përfundimtare të fituesve. “Sekretaritë duhet të pasqyrojnë në sistem të gjithë studentët që dorëzojnë dokumentet dhe për rrjedhojë vijojnë studimet në programin përkatës deri në datën 13 tetor 2013”, thuhet zyrtarisht nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Sikundër ndodhi edhe në fazën paraprake shumë prej kandidatëve të shpallur fitues kanë vendosur që të vijojnë studimet e larta jashtë vendit. Vendim ky që krijon të tjera hapësira studimi në fakultetet publike për maturantët që nuk janë përfshirë në listat e fituesve të fazë së parë. Në nisje të javës së ardhshme Ministria e Arsimit dhe Sportit, dhe AKP do të zbardhin udhëzimin e plotë me procedurat e plotësimit të formularit A3, me anë të cilit mijëra maturantë do të garojnë sërish për të fituar një të drejtë studimi në universitetet publike. Garë e cila do të jetë e kushtëzuar, pasi në përmbajtje të formularit nuk do të jenë degët më të preferuara. Pjesa dërrmuese e kuotave bosh rezultojnë në fakultetet e rretheve.


3 Komente


  1.  

    Eshte interesant ky fakt per shume arsye, por te shqeteson fakti se shume studentkerkues mund te mbeten jashte dyerve te universiteteve shteterore te vendit. Ama nje gje eshte e sigurte qe edhe fituesit nuk jane nder me te miret e gjimnazeve. Studente me rezultate te larta vijne ne universitete dhe per cudi mbeten ne provime qe ne vitin e pare akademik. Fiktiviteti vleresues i mesuesve te gjimnazeve sidomos te rretheve paraqet nivel teper te larte – ndoshta mesuesit nuk jane cilesor ne mesimdhenje per pasoje mesimnxenjen e vleresojne fiktivisht.




  2.  
    neo

    Shume prej tyre vine nga shkollat private , dhe kane mesatare te larta , me ane te korrupsionit , vetem pse pagojne neper shkollat ku studjojne. Kurse te institucionit publik arsimor , i kane shume te ulta mesataret. Mesuesit qe japin ne shkollat publike … jane dhe ne ato private. Pengesat e njerezve te keqinj skane te mbaruar. Lufte klasash ne shoqerine Shqipetare. Dhe thone se mijra studente te sapodipllomuar rrine papune nga qeveria . Po eshte e vertet por dhe ngaqe sja kane haberin fare, kane mesuar me te kopjuar. Te mos harrojme dhe petagoget e famshem qe shpjegojne dhe vleresojne aq bukur … edhe edukatoret e kopshteve jane me te pergatitur se ato petagoge ne UT dhe UPT .





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)