Mbyllet faza e parë e testimit të hetuesve për BKH-në, Komisioni i Përzgjedhjes shpall emrat e kandidatëve të kualifikuar (Lista)

October 12, 2020 21:51

Mbyllet faza e parë e testimit të hetuesve për BKH-në, Komisioni i Përzgjedhjes shpall emrat e kandidatëve të kualifikuar (Lista)

BKH ka mbyllur fazën e parë të testimit të kandidateve për hetues, ku nga 653 persona që aplikuan janë skualifikuar 229.

Tashmë, nga 424 hetues që kanë kaluar fazën e parë, prej tyre do të zgjidhen 60 hetues që më pas do të trajnohen nga FBI dhe do të përbëjnë të gjithë grupin e hetuesve në BKH, e cila do të hetojë zyrtarët e lartë të përfshirë në krim dhe korrupsion.

Ndërkohë, procesi në fjalë do të monitorohet nga afër edhe nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve për të garantuar transparencën dhe objektivitetin maksimal.

Gjithashtu, edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka bërë disa herë thirrje gjatë kohës së aplikimit, ku inkurajonte hetuesit e rinj se kishte ardhur koha që të merrnin veprime konkrete kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

BKH është një institucion i dalë nga Reforma në Drejtësi dhe do jetë struktura hetuese e prokurorëve të SPAK, për të luftuar krimin dhe korrupsionin në nivele të larta qeverisëse.

Njoftimi i BKH:

“Komisioni i Përzgjedhjes në datë 12.10.2020, mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 653 aplikime, ku u kualifikuan 424 kandidatë dhe 229 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër. Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 14.10.2020, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim. Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2, bashkëlidhur.

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim”.

h.b/dita

October 12, 2020 21:51
Komento

6 Komente

  1. Aliu nga Selenic October 13, 01:17

    Suksese te metejshme . Thami qe drejtesia e Re do t`ja arrije mqellimit per te cilen eshte ngritur.!

    Reply to this comment
  2. Adih October 13, 01:49

    Qenkan te rinj ne moshe ,e kjo na gezon .jane te pa perlyer .
    Tek ju te BKH eshte fati i memedheut tone shqiperi .Mos e haroni kete ,Dhe eshte kenaqesi me e madhe ne jete te hysh per mire ne histori ,e jo si keta politikanet anti shqiptare te ketyre tre dekatave te fundit qe kane shkaterur cdo gje .Jo cdo njeriut i jepet ky shanc ?.

    Reply to this comment
  3. Tomas October 13, 09:09

    Po si mund te jene kaq te pacipe keta te komisionit te vleresimit….s’kane lene njeri pa kualifikuar…me kuç e me paç dhe njerez me integritet, te paperlyer dhe te pakorruptuar I kane lene jashte listes…sa turp…ende pa u krijuar BKH kane deshtuar….sa turp….
    Perfundimisht, ky vend nuk ka per te patur kurre drejtesi…..lufta per te drejten eshte teresisht fallco

    Reply to this comment
  4. Ilirjanet October 13, 10:41

    Faleminderit Sh B A.dhe B E. Qe menefund po ngre B K H. si organi i vetem qe dotenaçoj para ligjit ata qe ne 30 vjet kan Çvatur nje popull qe akoma ushqehet me liste dhe asistenca e shtetit eshte me e ulet se nje qeni ne Angli,

    Reply to this comment
  5. Adih October 13, 13:12

    Pa qepe @……………………….

    Jo peimista .Keta te rinj do monitorohen nga FBI Amerikane .Nuk kane as edhe nje shanc ta luajne bishtin ,edhe ne qofte se jane te zgjedhur nga partia. .prandaj ………..?????Nuk keni pare keto kohet e fundit qe te korruptarit politkane , sdine cfare bejne ,e kane humbur toruan .Jane kapur mat ,nuk e parashikuan qe do vije kjo dite ,i kane vjedhjet me ze e me figura ,i bene llogarite gabim , kujtuan se do jene per jete te jeteve pashallare ,duke bere rotocion me njeri tjetrin ,e tani as edhe nje gje nuk mund te riparojne .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim