Mbyllet kufiri Shqipëri–Greqi

October 18, 2017 11:45

Mbyllet kufiri Shqipëri–Greqi

 

Ditën e nesërme kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë do të mbyllet për 24 orë.

Shkak është bërë greva e doganierëve grekë, të cilët kërkojnë përmirësime të kushteve të punës nga ana e qeverisë së tyre.

Federata e Doganave të Greqisë, në një njoftim të saj sqaron se greva 24 orëshe do të zgjasë deri të premten, 20 tetor.

Doganierët grekë kërkojnë rritje të pagave dhe shpërblime të punonjësve, mbrojtje ligjore të tyre, stafi i shërbimit doganor të pajiset me mjete moderne kontrolli dhe përmirësim të kushteve në vendin e punës.

Që prej fillimit të krizës greke, pagat dhe pensionet e këtij sektori janë ulur deri në 50%, ndaj sindikata e sheh grevën si e vetmja rrugë për plotësimin e kërkesave.

Deri mëngjesin e së premtes, asnjë pikë doganore nuk do të lejojë kalimin e mjeteve dhe mallrave.

Meqenëse në grevë janë vetëm doganierët, e jo policia, udhëtarët që nuk do të kenë me vete çanta dhe bagazhe do të jenë të lirë të lëvizin në kufi.

Ndërsa asnjë anije mallrash, tren ose kamion nuk do të përpunohet në portet dhe pikat hyrëse e dalëse të vendit.

Lëvizja pritet të normalizohet paraditen e së premtes.

October 18, 2017 11:45
Komento

1 Koment

  1. “greqia”eshte e = me ISIS keshtu eshte krijuar October 18, 13:17

    Ka dhen urdher prifti neser u dua te gjithe ne kishe . Nga na mbin ne dere keta anadollak . Kush i futi ne BE keta primitiv ,keta nuk e meritojne te jetojne as ne afrike

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*