Mbyllet Kuvendi, shtyhet për në shtator ligji për magjistratët

July 23, 2018 15:00

Mbyllet Kuvendi, shtyhet për në shtator ligji për magjistratët

 

Kuvendi ka mbyllur sot seancën e fundit për këtë sesion parlamentar, ku është shtyrë votimi për ligjin e magjistraturës.

Seanca e fundit për këtë sesion parlamentar, ka pasur edhe disa ligje të rëndësishme që kërkonin 84 vota për të kaluar, siç është edhe ai për ndryshimet në ligjin “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, që synon të zgjidhë ngërçin e krijuar me Shkollën e Magjistraturës.

Por për shkak të mos gjetjes së gjuhës së konsensusit mes opozitës dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi është detyruar që të njoftojë shtyrjen e votimit të kësaj çështje të rëndësishme për sesionin e ri parlamentar që nis në shtator.

Vendim, që erdhi pavarësisht kërkesës së LSI-së që Kuvendi të vijojë e të punojë, duke anuluar edhe pushimet deri në kalimin e këtij ngërçi që sipas tij dëmton rëndë sistemin e drejtësisë në vend.

“Nga sot, deri sa të zgjidhet problemi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë të mos fillojë pushimet Kuvendi. Deri sa të bëhet funksionimi normal i sistemi të drejtësisë”, u shpreh Luan Rama, duke kërkuar ndërprerjen e seancës – “Nuk mund të vazhdojmë si në një situatë normale, nuk është problemi i regjistrimit të Magjistratëve, por funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, pa të cilën çdo Kuvendi dhe qeveria duhet të reshtë së ekzistuari”, u shpreh Luan Rama, nga foltorja e Kuvendit.

a.s/dita

July 23, 2018 15:00
Komento

1 Koment

  1. arber iliri July 23, 19:47

    Ik o Luan mos ha kot, ti je pjese e asaj qe eshte bere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*