Mbyllet marrëveshja, Hysaj bëhet “senator”

September 27, 2016 12:19

Mbyllet marrëveshja, Hysaj bëhet “senator”

Në fushë Elseid Hysaj është tashmë një garanci, një ndër pikat kyçe të një Napoli që ka disa vite që është në nivele shumë të larta dhe tashmë kërkon të fitojë edhe titullin në Serinë A.

Jashtë fushe mbrojtësi shkodran është ende një 22-vjeçar me talent të jashtëzakonshëm, por me një llogari bankare modeste: deri më sot!

Tani e tutje gjithçka ndryshon, sepse pas muajsh të tërë bisedimesh, mbrëmjen e së hënës u arrit marrëveshja dhe u përcaktuan të gjitha detajet e kontratës së re, që do të zyrtarizohet sot, ose e4 shumta deri të enjten.

Mbrojtësi i Shqipërisë do të rinovojë për 5 vite, plus opsionin e një sezoni të gjashtë, ndërsa klauzola e prishjes së kontratës për klubet jashtë Italisë do të jetë 50 milionë euro.

Paga, që ishte natyrisht edhe pika ku kishte më shumë diskutime, tashmë do të niset nga 1.6 milionë euro në sezon dhe do të mbërrijë në 2.3 milionë euro në sezonet e fundit të kontratës.

Duhet kujtuar se Napoli e bleu Hysajn vjet nga Empoli për vetëm 5 milionë euro: sa kushton tani?

September 27, 2016 12:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*