Mbyllet numërimi, PS rritet me 91 mijë vota, LSI me 105 mijë

Redaksia Online June 27, 2013 09:08

Mbyllet numërimi, PS rritet me 91 mijë vota, LSI me 105 mijë

Mbyllja e procesit të numërimit i ka “vënë kapakun” fitores së bindshme të së majtës. Përfundimisht, koalicioni i majtë ka marrë 991 118 vota ose 57.8 për qind, ndërsa koalicioni i djathtë ka marrë 676 433 vota ose 39.4 për qind të votave. Këto vota, të përkthyera në mandate, çojnë në Parlament 84 deputetë të majtë, nga të cilët 66 nga PS, 16 nga LSI, 1 nga PBDNJ dhe 1 nga PKDSH. Ndërsa i djathtë do të përfaqësohet me vetëm 56 mandate, nga të cilat 49 nga PD, 4 nga PDIU, 3 nga PR.

 

Ndryshimi me 2009, PS shton një deputet, 91 mijë vota më shumë

Nga krahasimi i votave i vitit 2009 me zgjedhjet e vitit 2013, rezulton që Partisë Socialiste nga, si forcë kryesore, i janë shtuar në këto zgjedhje rreth 91 mijë vota. PS në këto zgjedhje ka fituar 711.765 vota, nga 620.586 që kishte katër vite më parë.

Rritja e PS-së në këto zgjedhje ka mundësuar shtimin me një mandat në parlament, duke shkuar me 66 mandate, nga 65 që kishte në vitin 2009. Ndërsa PD në këto zgjedhje ka marrë në total 524.800 vota, nga 610.463 vota që kishte në vitin 2009, rreth 85 mijë vota më pak. Demokratët humbën në këto zgjedhje “karriget” e 14 deputetëve në Parlament, pasi në këto zgjedhje nuk morën më shumë se 49 mandate, nga 68 që kishin katër vite më parë.

 

Surpriza LSI

“Bumin” tek e majta në këto zgjedhje e solli LSI, që në katër vite ka shtuar votat e saj me 105 mijë vota. LSI në zgjedhjet e 2009-s mori një total prej 73.678 votash, ndërsa në zgjedhjet e 2013-s LSI e Ilir Metës mori një total prej 179.449 votash.

 

Redaksia Online June 27, 2013 09:08
Komento

4 Komente

  1. Fleks June 27, 11:40

    Z Pellumbi!

    Mer te gjithe analizat boterore,per 200 vjecarin e fundit e te me gjeje nje vote te ketij lloji bujare.

    Ku bujaret u shtuan,jo me 1%,as me 2%,as me 3%,as me 4%,as me 5%,as me 6%,as me 7%,asme 8%,as me 9%,as me 10%.

    As me 11%,as me 12%,as me 13%,as me 14%,as me 15%,as me 16%,as me 17%,as me 18%, as me 19% poooor meeee 20%.

    Cfar kish bere Edi me Liken.Ku njeri i trembur nga dy humbjet radhazi.

    E tjetri i trembur sepse kudo qe rotullohej e shihnin si kryeteakuzuar.

    E me programet e tyre:

    Ku njeri thosh;taksa pa taksa,taksa progresonjese,rruge Mali ZI-Greqi,sera me avull,heqje TVSH-rash

    E tjetri,fasonet fasonet.

    Qe as 70% te ndjekesave te Berishes,nuk i ndiqnin.

    E TE RRISNIN VOTUESIT ME 20%!!!!!!???????

    Kur ne anen tjeter kishin nje Berishe 24 ore non stop ne shebim te shtetit e qytetarit.

    Z Pellumbi!

    Nuk ka humbur e djathta aspak,aty e ke ne kufite klasik 40% si zakonisht votoi.

    As nuk ka fituar e majta,se 40% e me pak do votonte.

    POR SISTEMI URITH,qe aplikoi Meta-Rama,perzier me pak sheqer ne kosheret e bletes ne kembim te mjaltit

    Reply to this comment
  2. Fleks June 27, 11:42

    Ja pra ne cdo analize e koment qe kam bere,qysh ne oret e para te fillimit te numerimit te dites se pare kam thene se:
    E majta hodhi ne votime reth 1.600,000 x 60% = 960,000 votues.
    E mori 991.118 vota=57.8%
    Kurse e djathta ka mbetur ne perqindjen klasike,pasi e ka mendjen te puna jo te kutia kartonit qe te mbushet me letra per te mare pushtetin.
    Pra e djathta nga reth 1.600.000 x 40% = 640.000 votues
    E mori 676.433 =39.4%
    Perfundimisht vertetohet ne menyren me absolute,e pa ekuivok se.
    Ajo qe kamsh kruar qysh ne oret e para te numerimi verteteon se.
    Cifti Meta-Rama,kane zbatuar sistemin DUSHKI I RI (URITH).
    Ata e dinin shume,njeri shume i friksuar si 2 here humbes,tjetri qe kudo qe rotullohej e shihnin si kryeteakuzuar.
    Se nuk do fotonin kurre me Berishen,krahasuar as nga puna me perkushtim 24 ore non stop,ne sherbim te shtetit e qytetarit.
    As nga simpatizantet lume qe e ndiqnin.
    As nga programi calaman qe kish vete PS e hic programi i LSI-se.
    E kishin kuptuar se i kishin absolutisht te humbura te treja betejet me Berishen.
    Prandaj,kishin mbi nje vit qe kishin ne koke planin URITH.
    Te hidhnin mbi 300 mije votues me shume ne votime.
    Ata e dinin pra se Berisha ish i pathyeshem me pune.
    Prandaj me tekniken URITH,lagje me lagje e dere me dere,komunikuan me nje te pare shtepie.
    I thane:Sheeettttt!
    Pushtetin nuk e mer puna,as fushat elektorale,as ndershmeria e perkushtimi.
    POR COPAT E LETRES=QE MBUSHIN KUTITE,vetem nje dite ne 4 vjete!
    Prandaj,si urithi,jo me 1-2 veta per cdo famije,se mbesim te 40% si e djathta ne votine.
    Por te vershojme heret ne mengjes,3-4 veta per cdo famije.
    Dhe ashtu ndodhi-URITHI I MADH-levizi, me me 23 ne mengjes,ishin para kutive mbi 300 mije blete,qe fusnin mjaltin.
    Ku nje pjese e madhe e keish mare sheqerin ne kembim me pare
    Prandaj sapo mbaruan votimet ne mbremje i kryeakuzuari i LSI-se dhe i tremburi per 2 here Edi,nga votimet e meparshem bertisnin:
    Jane aty brenda 15-20 mandatet e mia.
    Ne jemi fitimtar me mbi 200 mije vota(mbi 200 mije e perfshine 300 mijeshi).
    E do marim mbi 80 deputete.
    I kryeakuzuari i LSI-se,ish aq i sigurte sa perdori dhe i pari fjalen:ish kryeministri per Berishe,menjehere pas votimeve.
    Kuptohet ne menyre sitematike sulmonin me fjale policine etj etj etj etj

    Reply to this comment
    • Lleshi June 27, 12:15

      UUUUaaaa cfare komplotiiiiiii ?????? Paskan marre vota nga zgjedhesit ????? Po ky eshte safi puc ! Madje une kam nje informacion nga “brenda” se dhe ata 20.000 kosovaret qe erdhen per PS-ne dhe LSI-ne votuan , duke na i fut neve te PD-se ! Kjo d.m.thene , se kane qene jo 300.000 urithe , por 320.000 urithe !

      Ndersa per neve te PD-se votun vetem 640.000 urithe !

      Cfare t’i besh Republikes se Uritheve Demokratike !

      O tempora o mores !

      Reply to this comment
  3. pasqyra June 27, 12:30

    Sipas meje Fleks kalkulimet tuaja skane force argumentuese e jo me bindese,pasi ju nuk merrni parasysh aspak arrogancen e megallomanine e pushtetareve te pd-s jo vetem ndaj opozitareve,por dhe te veteve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim