Mbyllet protesta në Devoll, Duro nuk lëviz nga zyra e tij
Nga Arkiva
Është mbyllur protesta e opozitës, drejtuar nga ish-kryetari i Bashkisë Devoll, Bledion Nallbati, ndërkohë që kreu i ri Eduard Duro ka qëndruar gjatë gjithë kohës në zyrën e tij.
Mbështetës të opozitës u grumbulluan para bashkisë së Devollit mëngjesin e kësaj të hëne për të protestuar ndaj kreut të bashkisë Duro, i cili mori detyrën ditën e premte.
Në ambientet e bashkisë kanë qenë prej orës 6:30 të mëngjesit forca të shumta të Policisë së rendit dhe forcat speciale.
Ish-kryetari Nallbati deklaroi se kryetar është vetëm ai dhe se do të jetë çdo ditë, 24 orë për qytetarët e Devollit.
Simpatizantët e PD kanë qëndruar për orë të tëra në shoqërinë e Bledion Nallbatit dhe ish-deputetit Ervin Salianji i cili deklaroi para mediave se personi i vetëshpallur si kryebashkiak, madje që zaptoi edhe zyrat do të kallëzohet edhe për përvetësim të titullit.
Duro hapi dyert e institucionit forcërisht ditën e premte, i shoqëruar nga prefekti i qarkut Korçë Dhori Spirollari.
j.l./ dita
I përjetshëm qoftë kujtimi i sharebajgave të Pd leshelis Bledion Nallbani, dhe homo Salianji
Ne mbeshtetje te @Raul
” Aaaaammmiiin , , , !!! “