Mbyllet sot aplikimi për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar

March 12, 2018 16:27

Mbyllet sot aplikimi për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar

 

Dita e sotme ka qenë edhe e fundit për dorëzimin e kandidaturave për drejtor të Teatrit Kombëtar.

Deri më tani janë zyrtarisht tre të tilla për drejtimin e institucionit më të rëndësishëm teatror në vend, Ema Andrea, Genc Fuga dhe Hervin Çuli kandidojnë mes njëri-tjetrit për këtë post.

Andrea dhe Fuga e shprehën ambicien e tyre për drejtor njëherësh me nisjen e protestave të artistëve për të ardhmen e godinës dhe trupës së teatrit Kombëtar. Hervin Çuli drejtori i komanduar i Teatrit Kombëtar konkurron për një mandat të dytë.

Në objektivat artistikë një nga pikat e kërkuara dhe që prej vitesh ngrihet si shqetësim nga komuniteti i artistëve është zhvillimi i dramaturgjisë shqipe, ndërsa në politikat kulturore parësore mbetet “Edukimi përmes Artit”.

Emërimi i drejtorit të ri të Teatrit Kombëtar vjen në një çast debatesh mes vetë aktorëve dhe regjisorëve me Ministrinë e Kulturës. Në takimin e fundit të mbajtur në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve, ata të përgjysmuar në numër, kërkuan një diskutim publik për projektligjin e ri për artin dhe kulturën dhe transparencë për godinën e re të Teatrit Kombëtar.

l.h/ dita

March 12, 2018 16:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*