Mbyllet takimi i Eurogrupit për Greqinë, vendos Samiti i Eurozonës, Merkel: Marrëveshje jo me çdo kosto

July 12, 2015 16:40

Mbyllet takimi i Eurogrupit për Greqinë, vendos Samiti i Eurozonës, Merkel: Marrëveshje jo me çdo kosto

Ka përfunduar takimi i ministrave të Financave të Eurogrupit. kancelarja Angela Merkel duke komentuar mbledhjen tha se nuk do te ketë një marrëveshje me çdo kosto. Ndërsa Junker tha se do të luftoje deri në sekondën e fundit për të arritur një marrëveshje. Presidenti frances, Hollande u shpreh se nuk do të diskutohet dalja nga eurozona.

Ministrat e Financave të Eurozonës do t’ua lënë kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve të tyre vendimet kyçe për zgjidhjen e krizës në Greqi. “Një numër çështjesh të rëndësishme janë ende të hapura” – tha shefi i Eurogrupit Jeroen Djsselbloem, sot (12.07.) në Bruksel. Ministrat e Financave të Eurozonës kishin diskutuar dy ditëve për propozimet greke dhe krizën në Greqi.

Merkel: Jo marrëveshje me çdo kusht

Para fillimit të samitit të posaçëm të Eurogrupit për Greqinë kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) theksoi se nuk do të ketë “asnjë marrëveshje me çdo kusht” dhe se bisedimet do të jenë të vështira. Merkel tha se duhet të sigurohet që avantazhet të peshojnë më shumë se disavantazhet – “si për të ardhmen e Greqisë, dhe për Eurozonën si një e tërë dhe për parimet e bashkëpunimit tonë”.

Ka humbur monedha më e rëndësishme – besimi

Merkel tha se e di “nervat janë të tendosura” dhe se sipas saj përgjegjësinë e mban qeveria e Athinës. Sipas Merkelit “monedha më e rëndësishme” ka “humbur, dhe kjo është besimi dhe besueshmëria”. Prandaj sipas saj “nuk është çudi”, që Eurogrupi pavarësisht bisedimeve për orë të tëra nuk do të kërkojë njëzëri hapjen e negociatave me Athinën.

“Ne do të shqyrtojmë nëse ekzitojnë kushtet që të mund të fillojmë negociatat,” tha Merkel. Në negociata do të diskutohet për një program të fondit të përhershëm të sigurimit për euron, ESM, për Greqinë, “as më shumë, as më pak.” “Nëse kjo do të jetë e mundur, do të shohim.”

Shefi i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker u shpreh pak më shumë optimist: “Ne do të punojmë deri në milisekondën e fundit për një zgjidhje,” tha ai në Bruksel. “Unë ndihem në gjendje të lartë për të luftuar, dhe shpresoj se ne do të gjejmë një zgjidhje.”

11227395_455651221226672_6853048505433483554_n

 

July 12, 2015 16:40
Komento

2 Komente

  1. Ari July 12, 16:57

    Ti perzen arixhite e europes, qe na gjejme me te lodhurve dhe na bejn zborre.
    Vonon po s’haron ai lart.

    Reply to this comment
  2. LEO england July 12, 17:34

    Mjaft jetuan me djersen e te tjereve jevgjitet. Nuk behet hataja qe te fillojne te punojne e te ulin koken si tere popujt e tjere. Do i sherbente edhe popujve te tjere qe te ulnin me teper koken. Pse duhet me doemos te shpetoj Greqia duke rrezikuar tere Europen???? Nuk duhet perkrahur kjo Qeveri qe filloi me sulmet kunder Gjermaneve per reperacionet e Luftes Dyte Boterore, nuk i eci dhe kaloi ne Sulm kunder Evropes sikur po i benin nje padrejtesi Greqise si vendi ku u shpik DEMOKRACIA. Harrojne keta qe Europa po mundohet me shpirt per nje te ardhme per tere popujt e saj e jo te arrinte te ngrinte popullin ne Referendum se na ofendon Europa me keto kushte qe na ka vendosur ne nje kohe qe pas Referendumit “Triumfues” ku festonin per habi per BUDALLEKUN e tyre ne nje kohe qe tani po kjo QEVERI Idiote propozon masa me te ashpra se ato qe hodhi poshte me referendum duke menduar se Europa do e haje sapunin per djathe. Turp . Dilni e ulni koken dhe ndihma nuk do ju mungoje. Mesoni te respejktoni edhe te tjeret e te jetoni me djersen tuaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*