Mbyllet takimi informal i qeverisë, Rama: Detyrat tona, pushteti i popullit

Redaksia Online August 22, 2013 13:35

Mbyllet takimi informal i qeverisë, Rama: Detyrat tona, pushteti i popullit

Deri në fund të muajit gusht kabineti Rama duhet të përgatisë programin qeverisës. Drafti i projektit, në bazë të të cilit do të qeverisin të majtët, duhet të jetë gati në prag të mbledhjes së Parlamentit të ri, i cili i  hap rrugën formalizimit të Qeverisë. Me kete dhe konkluzione te tjera mesohet te jete mbyllur takimi dyditor i ministrave te rinj, nën drejtimin e Kryeministrit te zgjedhur Edi Rama ne qytetin bregdetar te Vlores.

Ne takimet e gjata disa oreshe, çdo i propozuar i mazhorancës së re për drejtues të dikastereve ka prezantuar objektivat për 300 ditët e para të qeverisjes. Në kushtet e mungesës së njohjes së plote të problematikave të çdo ministrie, të propozuarit për ministra kanë kërkuar që këto objektiva të përcaktohen më qartë kur të marrin detyrën. Kryeministri i zgjedhur Rama iu ka kerkuar që plani i veprimit të secilit prej tyre te jete i qarte  dhe ne fund te 300 diteve te para ata do të përballen me raportimin për plotësimin e angazhimeve për çdo dikaster.

Burime nga mbledhja thane se Rama iu ka kerkuar ministrave te Partisë Socialiste dhe atyre të Lëvizjes Socialiste për Integrim të punojne si ekip. ‘Nese projektet e nje dikasteri interferojne ne nje tjeter Ministri, bashkepunimi duhet te jete i plote’, ka kerkuar Rama.

Mbyllja e mbledhjes me të propozuarit për ministra eshte pasuar me nje tjeter takim te Kryeministrit te zgjedhur Edi Rama. Ai ka mbledhur ne te njejtin ambient edhe drejtuesit lokalë të së majtes ne zonat e bregdetit dhe deputetet socialiste te ketyre zonave.

Dhenia fund e fenomenit të ndertimeve pa leje në bregdet, mësohet të ketë qenë në qendër të diskutimit me krerët lokalë dhe të zgjedhurit socialistë të këtyre zonave. Per angazhimin mbi disiplinimin e vijes bregdetare qe Rama ka nderrmarre, mësohet nga takimi se ai iu ka kërkuar bashkepunim të plotë vendoreve te se majtes dhe koordinimin e tyre pa hezitim edhe me te zgjedhurit socialistë ne Parlamentin shqiptar dhe struktures qe Qeveria e re do te ngreje posaçerisht per kete çeshtje.

Takimi i kabinetit te ri ishte i pari qe zhvillohet me prezencen e te gjithe te propozuarve per ministra ne kabinetin Rama. Startimi i punes nga qyteti i Pavaresise, mesa duket lidhet jo me vetem me faktin se kryeministri i zgjedhur eshte deputet i Vlores, por edhe me koincidencen historike se qeverisja e tij, e pagezuar si Rilindja Shqiptare, çel 100-vjetorin e dyte te Pavaresise se vendit./tch

Me poshte foto nga takimi i kabinetit Rama ne Vlore:

1

20

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

21

22

Redaksia Online August 22, 2013 13:35
Komento

5 Komente

  1. marko August 22, 12:03

    UROJ TA BENI REALITET PER SA THATE.KTHENI SHPRESEN E HUMBUR NE POPULL.URIME E PUNE TE MBARE

    Reply to this comment
  2. Nena vlonjate August 22, 13:21

    Eshte me se e drejte, ktheni timonin e anijes ne rrugen e duhur, te drejte e te sigurte. Popullin e keni me vete. Frytet e punes suaj do ti sherbejne Atij, te ardhmes se Femijeve tane.
    Ju urojme nga zemra, Suksese, Perkushtim dhe Mbaresi. Dalshi faqebardhe!!

    Reply to this comment
  3. Ne Emer te Popullit August 22, 14:36

    Neno pej Vlore, moj…

    behu nene e mire dhe mos i lazdro femijet…se kopaçe per vete do t’i keç…

    Dhe, ne emer te popullit mos fol, se pendoneç pastaj…E harrove 1997-en?!

    te kam xhan e te nderoj, si nene vlonjate, por kujt ia thote ai se “pushteti eshte i popullit”?!

    asnjehere, ne asnje kohe, ne asnje vend, ne kete Bote, pushteti s’ka qene e s’do jete I Popullit…

    se s’mund te jete, nenoke!

    Pushteti eshte (ose s’eshte) i Ligjit.
    Kaq.
    Populli te shkoj pas gomarit te tij…

    Harrove si premtonte shoku Enver ne emer te popullit? (Beri arrestimet ne ate emer)
    Po salen e harrove ne emer te kujt…?

    Ketyre te rinjve, mir ben qe ua ben nje cike qejfin, se te rinj jane, por ta lene popullin ne hallet e veta, se nuk ua ka ngene…

    Reply to this comment
  4. gozhda August 22, 15:12

    uroj nga zemra qeverine e RE staf i shkelqyer persona te perkushtuar per te drejtuar vendin dhe zgjidhjen e shume problemeve te popullit mos harroni premtimet e fushates.

    Reply to this comment
  5. Ne Emer te Popullit August 22, 23:55

    http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=137231

    Ne kete link, lexoni shkrimin e shkelqyer te Dritan Hiles, “Mbi qeverine “Rama”.

    Eshte i qarte, ne kthjelltesine e veshtrimit qytetar,
    i qete ne thellesine e trazuar te pohim/dyshimeve intelektuale
    i pa-anshem per shkak te synimit te paster…

    Do te deshiroheshin sa me shume shkrime te tille.

    S’do ishte shume e tepruar, qe ky shkrim te nenshkruhej “Ne emer te Popullit”!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim