Dështon konsensusi, Rama: Nuk e presim më PD-në

June 6, 2016 20:10

Dështon konsensusi, Rama: Nuk e presim më PD-në

Asnjë rezultat nuk ka prodhuar takimi midis Ramës dhe Bashës pasditen e sotme. Palët kanë qëndruar në llogoret e tyre.

Pas takimit me Bashën, Rama tha se: “Më vjen keq që nuk arritëm të bindnim PD për të votuar sëbashku reformën në drejësi, por më vjen mirë tu them gjithë shqiptarëve që bëmë gjithë përpjekjet e mundshme për tu dhënë kundërshtarëve politikë një mundësi reale”.

Kryeministri tha se në tryezë është shkuar me një plan të ofruar nga ekspertët e huaj për të lehtësuar dialogun dhe afrimin e qëndrimit mes palëve.

Ne e kishim pranuar 100 përqind këtë plan, ku përfshihej edhe shumica e cilësuar e 2/3 që është kërkuar pa pushim nga Partinë Demokratike pas leximit të parë të raportit të Venecias”, tha ai.

Por as kjo, sipas Kryeministrit nuk bindi Partinë Demokratike, që Rama thotë se e priste.

Për habinë e shumëkujt, por jo timin, PD e refuzoi këtë ofertë që barazon shumicën dhe opozitën në përzgjedhjen e kandidatëve në sistemin gjyqësor. Nuk hyj tek ata që mendojnë se Partia Demokratike e do reformën e drejtësisë. Partia Demokratike nuk ka lënë gur pa lëvizur për ta zvarritur këtë reformë dhe për të ndryshuar thelbin e saj”, u shpreh ai.

Shefi i Qeverisë thotë se me këtë takim u jepet fund justifikimeve të opozitës për të mos e votuar reformën.

Për sonte mbrapa PD nuk mund t’u tregojë dot as shqiptarëve, as Brukselit, as Uashingtonit asnjë arsye që të justifikojë mosvotimin e reformës”, deklaroi Rama.

Në këto kushte, maxhoranca nuk do të presë më Partinë Demokratike për këtë reformë.

“Ne nuk do ta presim më PD. Do të vazhdojmë në rrugën e vetme që kemi, por deri ditën e votës në Parlament, ka plot orë dhe jo pak ditë që demokratët të mos e humbasin bashkë me këtë tren. Pas këtij takimi, reforma do të shkojë drejt e në sallën e Parlamentit”, tha ai.

 

Basha: Rama synon kapjen e sistemit. Drafti nuk kalon pa PD-në

Në deklaratën për shyp, Basha tha se “çdo akt unilateral do atakohet me dështimin e sigurtë dhe çdo dështim do të thotë shtyrje e reformës në drejtësi”.

“Parafolësi akuzoi PD se nuk do reformën në drejtësi por faktet tregojmë të kundërtën. Ne detajuam qëndrimet për vendet e rezervuara. Nuk është argument por kaprico. Opozita vjen më modelin e vendeve të rezervuara të ofruar nga Venecia e OPDAT. E kundërta është kapje politike e sistemit. Kam keqardhje të konstatoj se pala tjetër erdhi me konkluzione dhe fjalim të përgatitur jo për të kërkuar zgjidhje por për të krijuar alibi dhe per ti vënë fajin kundërshtarit

Ajo mbart përgjegjësinë e abortimit ne qastet e fundit të kompromisit. Cdo akt unilateral do atakohet me dështimin e sigurtë. Çdo dështim do të thotë shtyrje e reformës në drejtësi”, tha Basha.

June 6, 2016 20:10
Komento

14 Komente

  1. Darius June 6, 20:17

    Hahahahahha tallje bythe me te vobektet shqiptare,me mumjet me dy kembe qe ecin rrugeve dhe jargaviten webeve….

    Ngrihuni q.robt ketyre te dyve dhe 140 moter shkerdhyerve ne parlament o kllufa o popull klluf!!!

    Reply to this comment
  2. nina June 6, 20:22

    mos prisni kriminelet e shqiperise.. votojeni ose referendum ne popull.. kot e zgjatni.. nga danimarka. u bet gazi i botes nga keta kriminel qe luaj me popullin se duan te drejtojnne shqiperin me saliun dhe lulin kriminel flliqesirat

    Reply to this comment
  3. cikloni June 6, 20:25

    Coje draftin ne parlament dhe mos humb me asnje dite. Le te votojne greko-serbet PeDerista kunder.

    Reply to this comment
  4. niku June 6, 20:27

    Shyqyr qe e kuptove. Asnjehere nuk e ka e dashur reformen. Kane nxjerre vetem sebepe per ta shtyre. Tani te shkojne ne djall. Gjeni mundesine per referendum qofte edhe me mbledhje firmash. Per nje jave i mblidhni dhe kalojeni.
    Eshte normale qe jane kunder. Shkojne ne burg. Shpresoj qe edhe Lu të mbaje fjalen dhe ti vere ne listen e zezë.

    Reply to this comment
  5. Rambo June 6, 20:46

    Shume kohe eshte harxhuar. Sidoqofte mjafte me, çojeni pa vonese draftin e pa prekur ne parlament, ashtu siç eshte bere nga ekspertet, Venezia, Sh.B.A dhe Europa. Nese nuk kalohet as ne parlament, mos humbni kohe por drejtohuni popullit per referendum. Asnje pazar me opoziten. Te shpresojme se mbase çkoqen ne votim, mbase veçohet egjera nga gruri. Perpara per te kurorezuar me sukses te plote dhe sa me pare kete reforme, reformen ne drejtesi, qe eshte jetike per fatet e vendit dhe te popullit. Kur kini popullin me vete, pse humbisni kohen kote. U beme gazi i botes, çbehet keshtu? Mjafte me se nuk mban me pilafi uje.

    Reply to this comment
  6. l ri June 6, 21:10

    Ja këta janë shkërdhatat Berishiane ,që e kanë ngritur partinë.dhe interesat e tyre korruptive mbi fatkeqësinë e këtij populli të tradhëtuar,se po shkon në Europë,me Gjin. Gjonet e tërë qëntë e pa ngopur që e shpartalluan përfundimisht këtë vënd

    Reply to this comment
  7. Mark uk June 6, 21:28

    O injorant vetem ish komunistve u jepni te drejt.Jam i sigurt se nuk e dini cfar shkruhet ne ate draft.

    Reply to this comment
    • A.B.C June 6, 23:32

      Po ti Mark-uk e di? Neqoftese nuk e di hidhi nje sy disa prej artikullve te shkruar javen e fundit nga kjo gazete qe komenton te pakten. Por qe ta kuptosh eshte fare e thjeshte. Eshte nje prej arsyeve qe vajte ne emigrim si ilegal apo duke genjyher nga keta “demokratet” e ketyre 25 viteve te fundit. Te pakten mer dicka prej shtetit qe ke shkuar dhe mos ri injorant ter jeten.

      Reply to this comment
    • korçari June 7, 09:33

      O Mark UKU po gjej dhe pak kohe per te njohur realitetin shqiptar megjithese nuk te lene pjatat stive te restorantit qe presin per t’i lare .Absurditeti qendron se jeton ne vende me drejtesi te qendrueshme dhe nga ana tjeter mbron drejtesine alla Berrishiane me Gjin Gjonet duhet te kesh probleme me zhvillimin mendor dhe kjo nuk eshte e kurueshme nuk ke faj aq mend te ka dhene ZOTI

      Reply to this comment
  8. Paulsad June 6, 23:02

    Se pse I dalin fjalori Spartak Ngjeles.Reforma do votohet.

    Reply to this comment
  9. Artur June 6, 23:28

    Nuk e kuptoj pse ne sistemin e dh….re parlamentar shqiptar nuk shikohet si opsion referendumi. Drejtesia nuk eshte e drejte as e PS as e PD por e popullit dhe popullit ti jepet e drejta per tu shprehur me referendum

    Reply to this comment
  10. ABC June 6, 23:30

    Po ti Mark-uk e di? Neqoftese nuk e di hidhi nje sy disa prej artikullve te shkruar javen e fundit nga kjo gazete qe komenton te pakten. Por qe ta kuptosh eshte fare e thjeshte. Eshte nje prej arsyeve qe vajte ne emigrim si ilegal apo duke genjyher nga keta “demokratet” e ketyre 25 viteve te fundit. Te pakten mer dicka prej shtetit qe ke shkuar dhe mos ri injorant ter jeten.

    Reply to this comment
  11. GRi June 6, 23:46

    Nuk pyet Sal dixhitali per USA DHE EUROPE. Nese duan te votoj PD reformen le ti thone ti telefonoj Vucic i Serbise. Provoje Amerike dhe Europe kete variant!

    Reply to this comment
  12. Bekimi June 7, 00:11

    Po këtë “qastet” kush e ka shkruajtur, ndonjë malok?
    Po si nuk u imunizuat dot edhe ju tek Dita nga malokëria, mor aman?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*