Mbyllin aktivitetin 90% e bixhozit, 4.140 pika bastesh ulin qepenat

December 6, 2018 17:10

Mbyllin aktivitetin 90% e bixhozit, 4.140 pika bastesh ulin qepenat

Kompanitë e basteve nuk kanë pritur 31 dhjetorin për mbylljen e pikave të lotove.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, deri më tani kanë deklaruar mbylljen 4.140 pika bastesh sportive, që përbëjnë mbi 90 për qind të pikave të regjistrura zyrtarisht në të gjithë vendin.

Në Shqipëri, 3 janë operatorët e basteve sportive. Përveç kompanisë “Top Start”, pronare e “Eurolloto”-s që vazhdon punë pjesërisht, dy shoqëritë e tjera kanë njoftuar autoritetet për mbylljen e aktivitetit.

Burime pranë kompanive bëjnë me dije se ndërprerja e punës është përfundimtare dhe se mbyllja para afatit lidhet me likuidimet mes tyre dhe pikave që operonin përmes licencave të tyre.

Ndërkohë, kazinotë elektronike ende nuk i kanë ulur qepenat. Duke qenë në menaxhim të kontrolluar drejtpërdrejt prej kompanive dhe në numër shumë herë më të reduktuar sesa pikat e basteve, likuidimi i tyre është më lehtë për t’u administruar.

Sipas ligjit të miratuar nga mazhoranca, prej 1 janarit të vitit 2019, organizimi, zhvillimi dhe ndërmjetësimi i lojërave të fatit, basteve sportive dhe lotarisë është përgjegjësi e shtetit./ tch

l.h/ dita

December 6, 2018 17:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*