Mbyllja e basteve, çfarë do të ndodhë me të papunët? Përgjigjet Ahmetaj

October 11, 2018 12:10

Mbyllja e basteve, çfarë do të ndodhë me të papunët? Përgjigjet Ahmetaj

Dy ditë më parë Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga 1 Janari i vitit 2019 do të mbyllen të gjitha pikat e basteve ndërsa kazinotë elektronike do të zhvendosen jashtë qendrave të banuara.

Mbyllja e mbi 4000 pikave të basteve do të sjellë shumë të papunë. Shqetësimit lidhur me të ardhmen e tyre iu përgjigj këtë të enjte në Kuvend Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Ne jemi duke përgatitur një program rikualifikimi për të gjithë ata që do të dalin të papunë nga të gjithë shërbimet në lidhje me këtë industri. 

Pra Shërbimi Kombëtar i Punës, menjëherë me materializimin e propozimit të kryeministrit për mbylljen e pikave të basteve ka filluar punën për hartimin e një programi specifik për rikualifikim të detyrueshëm.

Vitin tjetër ne fillojmë një fushatë të plotë rikualifikimi për të gjithë të papunët e regjistruar….

Dhe ndër këta, do të dyfishojmë numrin e të kualifikuarve me profesione që nga graphic design, ku meqë platforma e punës është kompjuterike edhe tek bastet, pjesa e atyre që dalin të papunë nga bastet kanë mundësi të rikualifikohen më tej dhe të gjejnë vend punë në industritë e tjera”, tha Ahmetaj.

Ministri tha se ka nga ata që janë të shqetësuar si për numrin e personave që do të mbesin papunë pas mbylljes së pikave të basteve, ashtu edhe të ardhurat që nuk do të mbledhë më buxheti i shtetit nga kjo industri.

o.j/dita

October 11, 2018 12:10
Komento

3 Komente

  1. mirel October 11, 15:13

    Ashtu eshte. Plot me industri nga te kater anet. Por i drejtohen o kufirit, o hashashit.

    Reply to this comment
  2. I tillë je , sa herë që hap gojën October 11, 19:06

    … ose mumës sate ! Vetëm një i pa fytyrë , u del gjithmonë për zot prapësive ! Pse , kjo është rruga e zgjidhjes së papunësisë …. , të mashtrosh e krijosh drama tël vërteta familjare , duke vënë baste ?! Ku i gjejnë paratë për të vënë baste këta njerës , ne se janë të pa punë ?! A mund të na japësh një përgjigje ti , idjoti @mirë ?!

    Reply to this comment
    • Miri October 11, 19:59

      Sa me shume ha but mireli(a) aq me shume e vleresoj xhaxhi enverin.Bajgat si malokut mirel xhaxhi I shkaterronte deri ne brezin e shtate.Shikoni cfare Po ndodh me Halen mirel qe shpetoi gjalle.Qelb atmosferen perdite e me shume .

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*