Mbyllja e basteve, Rama: Vende të lira pune për ata që punojnë në loto

October 12, 2018 12:25

Mbyllja e basteve, Rama: Vende të lira pune për ata që punojnë në loto

Kryeministri Edi Rama vendosi t’i përgjigjej një qytetari lidhur me vendimin për mbylljen e kazinove dhe pikave të basteve.

Komentuesi shprehte këtë shqetësim:

“Halla si e bërë, jeni i madh fare, po ik se latë nam ca i keni këto do lesh gjithë këta njerëz pa punë jeni ne terezi ju apo jo???

Hap ore vende pune për ata që lozin loto e kazino qe mos të kenë më mendje për atje. Ca është kjo logjik kemi gjysmat pa punë, hajt ti bëjmë gjithë pa pune,”shkruan qytetari.

Ndërkohë, kreu i qeverisë u shpreh se “kush ka dhënë me qira lokale bastesh e lojërash fati, do të adoptohet në një treg për konsumin”.

A e di sa janë punësuar nga janari në shtator? 26 mijë vetë, dhe për këta nuk ka një X po ka një emër e mbiemër në Republikën e Shqipërisë.

240 mijë është paga më e ulët sot në vend, marrin ata që s’kanë zanat dhe as kualifikim. Kush i ka këto, merr shumë më shumë. Qindra miliona euro në vit që i merren familjeve do i shkojnë ekonomisë shtëpiake, s’do i marrë lumi.

Kush ka dhënë me qira lokale bastesh e lojërash fati, do të adoptohet në një treg për konsumin, mos më shaj nëpër dhëmbë, por më ndiq me vëmendje.

Taksa më e ulët në rajon nga janari, do të flasim me fakte shqip. Kumari është financimi i krimit në Shqipëri, edhe pse vumë rregull më shumë më parë, krijuam një sistem të ri kontrolli mbi lojërat e fatit. Është domosdoshmëri për Shqipërinë e sotme largimi i tyre.

Do doja ta bëja më parë siç e kisha premtuar, por s’mundja dot se rezistenca ishte e madhe. Në mandatin e parë kisha rezistencë si pasojë e koalicionit qeverisës.

E di që kam zhgënjyer shumë njerëz, por nuk munda dot, unë kam qenë më i mërzitur. Por këtë 31 dhjetor nuk do ndodhë. Këtë herë mundem. Se di çfarë do bëjë opozita të mbyllë biznesin që iu çanë dërrasat shqiptarëve.

Do i bëjmë dhuratë shumë familjeve që duan të shpëtojë pjesëtarët e tyre nga kjo sëmundje,” tha Rama.

l.h/ dita

October 12, 2018 12:25
Komento

5 Komente

  1. intelektuali October 12, 13:41

    “DHURATAT” E EDI RAMES SI ARMET KIMIKE TE ASADIT, SI “KARAMELE BAMIRESIE” NE MAREVESHJE NE TERRIN E NATES.

    Vetem ne Korene e Veriut sot nuk ka lojra bastesh dhe kumari eshte i ndaluar rrigorozisht dhe po te kapen sigurimsat e Partise se Punes te Kimit ta presin koken. Kjo na kujton sot edhe Kohen e Qepes te Partise se Punes te Enverit qe e trajtonte kumarin dhe bixhozin si nje biznes famekeq qe e ka shpikur Imperializmi Boteror ne konspiracion per te shkaterruar sistemin socialist, teori qe e ka perqafuar tani pas pilafit edhe Edi Rama pasi qendroi ne pushtet plote 6 vjet.

    PSE EDI RAMA KA NXJERRE KUMARIN SI FANDI SPATHI NGA MENGA E PRESTIGJATORIT KUR SHTETI PO TRONDITET NGA SKANDALI “BABALJA” DHE SKANDALI “XHISIELA”?

    dhe:

    Po sulmon Kazinote njesoj si Enveri qe anatemonte vazhdimisht veset e liga tek shqyptaret te yshtura nga Imperializmi Boteror ne bashkepunim konspirativ me Armikun e Kllases?

    PSE EDI RAMA PO I NGJAN GJITHNJE E ME SHUME KIMIT TE KORESE SE VERIUT?

    Kur:

    Ne mungese totale te Prodhimit Kombetar qe matet me shifrat e GDP-se per fryme te popullates, te cilat kane mbetur prej kohe ne vend numero, tani me metoda bolshevike po pret me “sharren” e tij enveriste nje nga deget qe mban buxhetin e shtetit?

    PSE EDVINI ME NJE MENDJELEHTESI TE PAPARE ENVERISTE PO I HEQ BUXHETIT TE ARDHURA TE KONSIDERUESHME QE VIJNE NGA BIZNESI I KAZINOVE DHE LOJRAVE TE FATIT?

    kur:

    Ne Bote nuk mund te gjesh nje qytet, apo hotel pa kazino, pa bordello, pa kurva dhe kurvare,

    por:

    CFARE DO TE THEMI PER LAS VEGASIN NE SHBA?

    Qe po te shkojme me mendjen bolshevike te Edi Rames qyteti famoz Las Vegas, qyteti i Kazinove dhe i “Veseve te Liga”, i ndertuar i gjithi me lekat e mafies amerikane i sjell buxhetit te ardhura te pallogaritshme qe vijne nga miliona turiste cdo muaj te vitit. Ne kete situate tejet te nderlikuar, lind pyetja:

    A DO TA BEJE EDI RAMA VETEN SI UDHEHEQESI I MADH KIM DHE A DO TA BEJE SHQYPNINE SI KOREA E VERIUT?

    sepse:

    Rruge te mesme nuk ka:

    EDHE TE DUASH BE-NE DHE DEMOKRACINE EDHE TE NDALOSH KAZINOT DHE “VESET E KEQIA” TE KAPITALIZMIT SIPAS TEORISE SE ENVERIT.

    Reply to this comment
  2. Arben October 12, 13:47

    o zot o zot

    Reply to this comment
  3. miri October 12, 14:35

    Bëre mirë që po i mbyll pamvarësisht se me vonesë,ato duhen mbyllyr fare ,boll lot në sytë e nënave dhe motrave tona.Shqiptarët bëjnë mirë ti përvishen punës dhe le ta nxjerrin lekun me djerse se edhe buka do t’ju shijojë më shumë.Për këtë gjë unë them një Bravo të madhe për Kryeministrin dhe qeverinë.Por ministri Xhafa dhe ajo e arsimitNikolla kanë dështuar në punën e tyre.

    Reply to this comment
  4. Arben October 12, 16:21

    Do happy edkokaina kazinote me PPP prandaj behet ky

    muhabet.

    Reply to this comment
  5. qwerty October 12, 17:18

    sigurisht bravo
    forca edo!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*