Mbyllja e pikave të basteve/ Shteti humbet 54 mln USD, por ja sa përfitojnë buxhetet familjare

October 11, 2018 11:46

Mbyllja e pikave të basteve/ Shteti humbet 54 mln USD, por ja sa përfitojnë buxhetet familjare

Vendimi i qeverisë për mbylljen e plotë të basteve shoqërohet me një efekt ekonomik, si në familjet e lojtarëve, ashtu edhe në buxhetin e shtetit.

E ndërsa shteti do të duhet të llogarisë një rënie prej 54 milionë dollarësh, shuma e mbledhur nga taksimi i lojërave të fatit në 2017-n, efekti pozitiv pritet të jetë shumë më i madh.

Të dhënat zyrtare tregojnë se shqiptarët luajnë mesatarisht 140-150 milionë euro në vit në pikat e basteve, por studime të pavarura tregojnë se realisht, shuma e luajtur është shumë më e lartë, rreth 400 milionë euro ose sa 5% e PBB-së.

Kjo do të thotë që mesatarisht, mbyllja e basteve i kursen çdo familje shqiptare 570 euro në vit, por duke vlerësuar se jo të gjithë luajnë në mënyrë aktive, efekti shumëfishohet në familjet e lojtarëve aktivë.

Efekti social është efekti i parë i dëshiruar i këtij ligji, por në vitet në vijim, pritet të vërehet edhe një efekt i ri pozitiv, që do të kompensojë me humbjen momentale të vendeve të punës në sektorin e basteve.

Këto 400 milionë euro çdo vit të rikthyera në ekonomi do të rrisin konsumin e drejtëpërdrejtë të popullatës dhe do të gjenerojnë një aktivitet të shtuar ekonomik në fusha të tjera, çka përkthehet gjithashtu në punësim.

Është ende herët për të vlerësuar se cili do të jetë impakti real mbi punësimin apo sektorët që do të përfitojnë më shumë, por rezultatet pozitive pritet në punësim pritet që të ndihen që në gjashtëmujorin e dytë të vitit të ardhshëm./lexo.al

l.h/ dita

October 11, 2018 11:46
Komento

6 Komente

  1. elmaz bufi October 11, 12:18

    ju keni llogaritur si humbje dhe ate qe dikush e ka fituar pra nuk duhet te perfshihet ne “konsum te mundshem”
    gjithashtu duhet te llogaritet; numuri I te punesuarve qe dalin si te paspune, qirate e lokaleve qe nuk do merren nga pronaret dhe rrogat e te punesuarve . Keto tri komponente jane nderkohe perdorur.
    Sigurisht qe vesi eshte I keq dhe demton financiarisht familjet dhe shpirtrat e tyre. Kjo mjafton qe te merren masa kufizuese e mbrojtese per te demtuarit dhe shoqerine : mos te jene pronar e te punesuar njerez te denuar per krime kunder personit…prones dhe krime financiare…ashtu qe te mos degjojme se lahen para te formalizohet ekonomia.Ligji te rishikohet me pervoje te BE e te zbatohet se bandat pronare shteti I lejoi.

    Reply to this comment
  2. Specialisti October 11, 19:44

    O Elmaz..shko luaj njehere ti dhe e shikon….fiton apo jo…
    Tung…

    Reply to this comment
    • elmaz bufi October 11, 20:26

      ata do vazhdojne te luajne…por fshehurazi si klandestine ne lokalet e fshehta te krimineleve. dhe ju do heshtni si deri dje kur nena parti i lejonte..çuna te Ar…,Hajr…Ca Nga Vuthaj i Lirise se SB e te tjere qe pas vitit ri do gjejne derman e ju do heshtni.

      Reply to this comment
  3. demo October 11, 22:53

    Bastet sportive organizoheshin ne kohe te dajakut
    loto me goglat e jugosllavit ne tvBeograd,prandaj kot e keni,se do vlojne bastet neper qebaptore.
    Nuk rri qeni pa hang mut.

    Reply to this comment
  4. Alban Degs October 12, 11:35

    From: Alban Dega
    Date: September 15, 2018 at 11:48:31 AM EDT

    STOP SHQIPERISE DEMOKAZINO !

    – Stop lojerave vrastare te fatit . !

    – Profecia e Shefqet Verlacit

    – Hallall gjiri i nenes !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje vendim plotesisht i drejte dhe nje argumentim i shkelqyer ligjor nga Qeveria Rama !
    Rritje taksash dhe kontroll strike per keto hiena te ndyra!
    Mbyllini sa me pare pa vrare per se gjalli me mijera familje, gra e femije dhe vete viktimat e kesaj Mafia qe sponsorizohet nga djalli a nga kushdo qofte !
    Stop !
    Sipas te dhenave jo te plota te shtypit rreth 11 veta kane kryer vetvrasje ne keto 7 muajt e fundit, qe pervec parate dhe fatit ua kane rrembyer edhe trurin dhe jeten viktimave te tyre !
    Mbi 35 per qind e divorceve ne Shqiperi kane si aresye kryesore lojerat e fatkeqesise, kazinot !
    Edhe televizionet po jrhehem perdite e me shume ne kazino !
    Te mos e kthejme edhe Shqiperine ne nje Demokazino !
    Lojrat e fatit jane lojerat e Djallit vet!
    Stop !
    Demokazino eshte nje fjale qe po e perdori per here te pare publikisht ashtu sic kam perdorur fjalen demokrature dhe Salikraci qysh ketu e 24- 25 vjet me pare!
    Por ka vite qe e perdor me shoke e miq !
    Lojerat e fatit jane vetvrasje jo vetem per viktimat, por edhe per familjet e pafajshme, per prinderit, per grate dhe per femijet, per vellazerinee tyre !
    Pse ?
    Po ju sjell profecine shqiptarit me te pasur ne vitet 20-40 te shekullit te kaluar Shefqet Verlacit !
    Djali i tij shkon per studime te larta ne Itali, natyrisht i shoqeruar nga truproja dhe kujdestari i tij…
    Vitin e pare shkelqen ne mesime e gjithcka …. I jati krenohet me birin e tij …
    Ne fund te vitit te dyte kujdestari i tij informon Shefqetin se ishte shume mire po jo si ne vitin e pare !
    Kur e pyet per aresyen e renies, kujdestari i thote se ka filluar te merret me femra dhe i ka lene pasdore mesimet!
    – Hajt se i ri eshte dhe i riu si veriu, thote Beu i Elbasanit .
    Vitin e trete i biri bie ne pikiate!
    Pervec femrave kishte filluar te pinte !
    I jati shqetesohet por e justifikon perseri me moshen !
    Ne prag te fundvitit te fundit, kujdestari njofton Verlacin se i biri rrezikonte te mbetej ne provime… !
    Shefqeti e pyet ate se cila ishte aresyeja e kesaj dekadence, renie te rende !
    – Vallahi Bej, djali ka filluar kumarin dhe ka harruar mesimet !
    – Ah i mjeri une … Paskam mbetur pa kete djale… thote Verlaci.
    Therret keshilltarin e tij dhe i thote pergatit nje lajmerim vdekjeje se Shefqet Verlacit i ka vdekur ky djale … Ka marre rrugen e dreqit dhe nuk ka kush cfare ti beje!
    Ky eshte kumari, lojerat vrastare te fatit , lojerat e djallit !
    Kjo eshte demokazinoja qe eshte kthyer ne nje epidemi boterore!
    Nese per mbare Boten eshte nje fatkeqesi, per nje vend te Vogel e te varfer si Shqiperia eshte nje tragjedi!
    92 per qind e viktimave te tyre jane te shtreses se varfer ose te mesme te ulet .
    Demokazinoja eshte piramida me e ndyre, me djallezore, me rrenuese me grabitqare per miliarda njerez ne mbare Boten!
    Eshte nje ves qe ua kalon edhe kokaines heroines dhe duhanit te marra se bashku.
    Eshte djalli vet …
    Larg nesh !
    Stop Shqiperise demokazino !
    Uroj qe brenda 2 vjetesh Shqiperia te ndaloje me ligj te gjitha kazinote dhe lojerat e vrasjes se fatit !
    Nje Shqiperi pa kazino do te jete e denje per Shqiperine qe duam.
    Sidoqofte edhe ky hap i pare i qeverise Rama per qytete pa kazino eshte per tu pergezuar!
    Hallall gjiri i nenes !

    Reply to this comment
  5. Arben October 12, 11:41

    Ana me e mire e ketij vendimi, ato para do te rrijne ne xhepat e njerezve qe I kane fituar, dhe nuk do ti vjedhe Banda edkokaina.
    Ana me e poshter eshte qe edkokaina do ta “haje” per vete kete sektor, nepermjet PPPPPPP-ve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*