Mbyllja e Universiteteve, Ministria e Arsimit fiton betejën ligjore me një tjetër ankimues

August 23, 2014 14:55

Mbyllja e Universiteteve, Ministria e Arsimit fiton betejën ligjore me një tjetër ankimues

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka fituar një tjetër çështje, sa i përket vendimit për mbylljen e Universiteteve.  Pas përbaljes në Gjykatën Administrative me Universitetin Vitrina, tani Ministria e Arsimit dhe Sportit ka fituar betejën me Universitetit Planetar të Tiranës.
 
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, ka rrëzuar kërkesën e shkollës së lartë private “Universiteti Planetar i Tiranës”, për pezullimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr.539, datë 06.08.2014 “Për heqjen e licencës disa institucioneve private të arsimit të lartë”, me anë të të cilit i është hequr licenca këtij institucioni.

Gjykata Administrative, në përfundim të gjykimit vendosi se kërkesa “Planetarit” është e pabazuar në ligj dhe në prova, ndërsa vendimi i Këshillit të Ministrave, është një akt i bazuar në Kushtetutë dhe në kuadrin ligjor për Arsimin e Lartë.
 
Kërkesa e Shkollës së Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës”, për pezullimin e vendimit për heqjen e licencës, u bë menjëherë pas vendimit të propozuar nga Ministria e Arsimit për mbylljen e disa universiteteve publike dhe private, që nuk i plotësonin standardet.

Ministria e Arsimit dhe Sportit pas kontrollit të bërë, propozoi vendimin për mbylljen e 18 universiteteve private, ndërkohë që 13 universitete të tjera janë pezulluar deri në një vendim të dytë.

August 23, 2014 14:55
Komento

3 Komente

  1. Mark uk August 23, 18:44

    Pa veshtir e ka pas te fitoj qeveria me nje universitet.

    Reply to this comment
    • nendetsja 105 August 23, 21:48

      Ky Universiteti planetar e ka pronarin rilindas. Pronar eshte vete shoku-zoti Memushaj ish minister i arsimit socialist lindur ne fshatin Salari te Tepelenes. Cudi edhe me gerdallat rilindase u krruajt kjo katolikja e ministrise se arsimit?!

      Reply to this comment
  2. Shefki August 24, 15:49

    Rilindja po pastron plehrat qe u krijuan keto 23 vite te ashtequajtura demokraci, por qe ne fakt kane qeneanarshi totale. Rolindja duhet te fitoje betejen e saj ne ” luftrn”pa kompromise ne sistemin e drejtesise sepse eshte shume e vonuar ne kete drejtim, pastaj mendoj qe te shkaterroj monopolet e krijuar ne vend sepse ato po shkaterrojne ekonomine e pasurine e popullit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*