Mbytja e 8-vjeçares, paditen mjekët: S’i dhanë ndihmën e parë

August 13, 2014 09:13

Mbytja e 8-vjeçares, paditen mjekët: S’i dhanë ndihmën e parë

Policia ka paditur dy mjekë, pasi i bën përgjegjës për vdekjen e 8-vjeçares së mbytur dje në Shëngjin.

Sipas policisë, mjekët Domenika K dhe Gjelina G. nuk i kanë dhënë ndihmën e parë fëmijës së mbytur.

Kjo, sipas padisë, ka ndikuar në vdekjen e Gabriela Çetës.

Për këtë arsye, policia ka nisur procedim penal ndaj dy mjekëve.

8-vjeçarja nga Kosova, Gabriela Çeta u mbyt pasditen e djeshme në Shëngjin, teksa po pushonte me familjen e saj.

Ky është rasti i dytë Brenda pak ditësh, kur policia ngre padi për neglizhencë ndaj mjekëve, në rastin e mbytjeve.

Vetëm një ditë më parë, policia paditi mjekët që morën në dorëzim dy prindërit e mbytur në Qeret, të cilët arritën të shpëtonin fëmijën, por humbën jetën e tyre./b.l

August 13, 2014 09:13
Komento

1 Koment

  1. Ana August 13, 14:56

    Keni degjuar ju qe mjeket shqiptare jane bere zoti. Edhe kur gjej ne njerez te vdekur i ngjallin. Lum si ne qe kemi nja nje mije a dy krishter ne vend. Tani do mbytemi nga turismi ringjallor. Do mbyshet vendi me te vdekur qe do i ngjallin mjeket shqiptare. Turp, turp per ca po na bejne qeverite neve mjekeve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*