Më 11 tetor përgatituni për “të braktisur” rrjetet sociale

September 8, 2018 18:40

Më 11 tetor përgatituni për “të braktisur” rrjetet sociale

Interneti do të bllokohet pas disa javësh për miliona përdorues në mbarë botën.

Bllokimi do të ndodhë më 11 tetor, pasi do të ndërrohen “çelësat e sigurisë” që mbrojnë serverat anembanë.

Për herë të fundit, procesi “KSK Rollover” u bë në vitin 2010.

“Çelësi i ri i sigurisë” do të quhet KSK-2017.

Këto “çelësa” janë të projektuar që të mos keqpërdoren dhe të mos sulmohen pjesë të caktuara të internetit.

Ato ndërrohen për shkak se në ditët e sotme është teorikisht e mundur që kompjuterët e fuqishëm të gjejnë kodet e enkriptuara.

Koorporata e internetit thotë se nuk do të preket e gjithë bota nga ndryshimi i kodeve të sigurisë, por vetëm 36 milionë nga 3.58 miliardë përdorues në të gjithë botën.

s.a/dita

September 8, 2018 18:40
Komento

4 Komente

  1. Lili September 9, 14:54

    Cfare tragjedi per kryeministri e tone ajo dite!

    Reply to this comment
  2. Lili September 9, 18:21

    Kur i tregon henen,vezhguesi sheh gishtin…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*