Më 26 Dhjetor, lindi Mao Ce Dun dhe vdiq Shliman

December 26, 2017 19:12

Më 26 Dhjetor, lindi Mao Ce Dun dhe vdiq Shliman

1825 – Në Shën Petersburg, në ditën e betimit në perandorit të ri Nikolla I, shpërtheu një rebelim , që mori emrin Dekambristët pasi ishin kundërshtarët e carit, që u mblodhën në Dhjetor.

1890 – Vdiq arkeologu gjerman Heinrich Schliemann, i cili zbuloi Trojën në 1868, duke përdorur të dhëna nga poemat e Homerit “Iliada” dhe “Odisea”. Ai gjithashtu zbuloi Mikenën, Orhomen dhe Tirintin, duke e shpenzuar të gjithë pasurinë e tij të fituar gjatë rinisë në gërmimet arkeologjik.

1893 – Lindi burri i shtetit revolucionar kinez Mao Ce-Dun (Zedong), një nga themeluesit e Partisë Komuniste të Kinës, e cila në vitin 1949 shpalli Republikën Popullore në Pekin të Kinës dhe deri në vdekje në vitin 1976 ishte lideri i saj i padiskutueshëm. Mendimet dhe idetë e tij u botuan në librin e njohur “Libri i Kuq”. Në vitin 1966 ai nisi “Revolucionin Kulturor të Madh Proletar” gjatë të cilit u zëvendësuan një numër i madh i zyrtarëve të partisë, duke përfshirë edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

1898 – Pierre dhe Maria Curie zbuluan elementin e parë kimik radioaktiv dhe e quajtën atë radium.

December 26, 2017 19:12
Komento

3 Komente

  1. intelektuali December 27, 10:26

    Mao Ce Duni eshte KRIMINELI me i madh ne Bote pernga numuri i njerezve te vrare gjate diktatures se tij komuniste, mbi 40 milione kineze dhe te huaj jane vrare mizorisht dhe egersisht nje pjse duke i lene te vdesin nga uria e tejskashme ne provincat kineze, pas tij renditet Salini i Rusise Bolshevike me mbi 30 milione te vrare, pushkatuar ose te lene te vdesin njerez te pafajshem vetem gjate periudhes 1923-1933 te ndertimit te socializmit ne BRSS, i treti vjen Hitleri me nje liste te gjate nga pas kasapesh kunder njerezimit deri tek Enver Hoxha qe i shiti BYTHEN dhe Vatanin dy kasapeve te pare ne renditjen boterore.

    PO PSE O GAZETA DITA NUK SQARONI MILETIN PER KETE KASAP TE KINES KOMUNISTE, POR SHKRUANI NJESOJ SI “ZERI I POPULLIT” I PARTISE SE PUNES?

    Reply to this comment
  2. spata December 27, 17:09

    Burri me i zgjuar i shekullit te 20 .E ktheu Kinen ne nje superfuqi qe do te dominoje boten ne shekujt qe pasojne .

    Reply to this comment
    • intelektuali December 27, 17:45

      Kina e sotme eshte e kunderta e Kines se Mao Ce Dunit,

      Kur Mao Ce Duni deklaroi se Imperializmi Amerikan eshte

      NJE TIGER PREJ LETRE

      Nikita Hrushcovii ktheu pergjigje:

      MOS HARRO SE I KA DHEMBET PREJ ATOMI

      Sot SHBA eshte investotori kryesor ne Kinen e Miliardereve Komuniste, por edhe borxhliu me i madh i ketij vendi ku popullata ushqehet me nje tas oriz ne dite, nderkohe qe amerikanet hane tre here ne dite berxolla me birre me krikell me shume se cdo popull ne Bote.

      PO PSE ME NJE POPULL QE USHQHET ME NJE TAS ME ORIZ NE DITE DO TE PUSHTOJE KINA BOTEN?

      sepse:

      Japonia para Luftes se dyte Boterore e pushtoi per nje jave dhe doli deri ne kufirin me BRSS e Stalinit.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*