Më 3 janar nis punën KED. Do drejtohet nga Ardian Dvorani?

December 22, 2018 11:52

Më 3 janar nis punën KED. Do drejtohet nga Ardian Dvorani?

Më 3 janar 2019 konstituohet dhe nis nga puna Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Sipas Report Tv ky këshill pritet të drejtohet nga Ardian Dvorani, anëtar i Gjykatës së Lartë, përzgjedhur nga parlamenti në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

KED pritet që të nis menjëherë nga puna duke bërë verifikimin e gjyqtarëve dhe kandidatëve që plotësojnë kriteret për gjyqtarë kushtetuese çka do të zgjidhte dhe ngërçin e kësaj Gjykate.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka mbetur me një anëtar dhe ajo është gjyqtarja Vitore Tusha e cila ka kaluar sitën e Vettingut ndërsa mandati i saj 9-vjeçar ka mbaruar.

Në mbledhjen e parë të KED-s e cila mbahet më 3 Janar pritet të marrin pjesë 7 nga 9 anëtarë që ajo duhet të ketë, pasi parlamenti arriti të zgjedhë 8 anëtarë.

Fill pas përzgjedhjes së tetë anëtarëve, Bashkim Dedja u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit duke e çuar numrin në 7 anëtarë.

Pjesë e KED që nis punën në 2019 janë kryeprokurorja Arta Marku, Ardian Dvorani, Medi Bici nga Gjykata e lartë, Fatjona Memçaj nga Gjykata e Apelit të Tiranës, gjyqtari Fatmir Islamaj, Gurali Brahimllari, Eriol Roshi dhe Klodiana Veizi.

o.j/dita

December 22, 2018 11:52
Komento

10 Komente

  1. hosteni December 22, 12:05

    Obobobo…..!!!! Te vesh cakallin, te ruaje delet.

    Reply to this comment
    • Eva December 22, 12:57

      E ke gabim. Ky ka dale me vendim pakice per Meten, nuk eshte pa b. Ka punuar me integritet kur shume pak e benin.
      Eshte nder juristet me te mire ne vend dhe ndoshta emerimi me i hajrit i gjithe reformes

      Reply to this comment
      • Gushka December 22, 13:42

        Integritet ky qe ben pazare pa fund..esht miku Agaces dhe Xhafes thuj. Ne kte fshatin ton e njohim kte dhe gruan e ktij hajdut te dy.

        Reply to this comment
  2. bureto December 22, 13:30

    Suksese KED, pavaresisht se kush do te jete kryetari, deri sa te gjithe kane kaluar vetingun.
    Nje verejtje: Ne shkrim ka nje pasaktesi. Thuhet se jane 7 anetare ne KED, por ne fakt lista emrore, perbehet nga 8 (tete). Kush eshte gabim ne liste.?

    Reply to this comment
  3. Gimi December 22, 13:39

    Gjyqtari 100 miljon hahaha ju dhjefsha vetingun.

    Reply to this comment
  4. Kastriot December 22, 16:11

    Vetingu u plasarit qekur anetaret qe do merreshin me vetingun i caktoi Politika kriminale e ketyre 28 viteve e perderisa nuk mbahet 1 Standart per te gjithe keto jane pasojat Vrime ne Uje sipas mediave zoterise i dolen 100 miljon leke te pa Justifikuara Prandaj duhet te marrim vete fatin e Shqiperise ne dore se dhe nderkombetaret grasatohen nga bota e krimit dhe e mbyllin njerin Sy e njerin Vesh

    Reply to this comment
  5. Miri December 22, 16:51

    Ky eshte makthi I shpellarevr.Prandaj lehte kryeshpellari dje ne parlament sepse I ka borxh gjak ketij.Suksese dhe tu befte ligji top.Marsh hakat e atyre qe dergjen nen dhe nga dora e vrasesve te cdo lloj krahu pasi I ke te gjitha cilesite per ta bere.

    Reply to this comment
  6. astrit shba December 22, 17:25

    Kloiana veizi mema,eshte aty e vendosur nga Ilir meta,eshtekushurira e tij nga skrapari,eka emruar ne gjykaten adminisrtative shk. e pare.Kjo profesionalisht eshte e pa afte,por pervec kesaj ka lidhje me trafikante droge ne Durres.Ishte para nje seance gjyqsore ,kur para deres hyrjes ne gjykate u ndesh me automjetin e trafikantit T.P. urdheroi sekretarin e saj te anullonte seancen.Pas kesaj seance pa asnje shkak ligjor ajo mori vendimin per trafikantin.Ky vendim u denoncua kpk dhe kld,cuditrisht eshte zgjedhur eshte zgjedhur ne kshillin e emrimeve!?Propozim i Ilir metes per te votuar per te zgjedhurit e tij.

    Reply to this comment
  7. astrit shba December 22, 17:28

    Kloiana veizi mema,eshte aty e vendosur nga Ilir meta,eshtekushurira e tij nga skrapari,eka emruar ne gjykaten adminisrtative shk. e pare.Kjo profesionalisht eshte e pa afte,por pervec kesaj ka lidhje me trafikante droge ne Durres.Ishte para nje seance gjyqsore ,kur para deres hyrjes ne gjykate u ndesh me automjetin e trafikantit T.P. urdheroi sekretarin e saj te anullonte seancen.Pas kesaj seance pa asnje shkak ligjor ajo mori vendimin per trafikantin.Ky vendim u denoncua kpk dhe kld,cuditrisht eshte zgjedhur eshte zgjedhur ne kshillin e emrimeve!?Propozim i Ilir metes per te votuar per te zgjedhurit e tij.

    Reply to this comment
  8. info analitike December 22, 19:17

    Partia i sistemon ku te jete me mire bijte e saj keshtuqe ata neser do te jene te gatshem ti sherbejne me zell asaj. Ky paska qene vettingu ne gjuhen rilindjote. Ore zgjojeni krieprokuroren se e ka zene gjumi i thelle, jp per gje po ka ca denoncme dhjetera milione euro qe presin hetim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim