Më 30 korrik Kuvendi vendos ndryshimin apo jo të sistemit zgjedhor

June 30, 2020 10:56

Më 30 korrik Kuvendi vendos ndryshimin apo jo të sistemit zgjedhor

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut mblidhet është mbledhur sot për të diskutuar projektligjin e 29 deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese.

Ndryshimet e propozuara prej tyre kanë të bëjnë me listat e hapura për deputetët si edhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Po ashtu do të ketë edhe një mbledhje të përbashkët me Këshillin e Legjislacionit.

Ndërkohë sot është afati i fundit i Reformës Zgjedhore dhe palët duhet t’i dërgojnë Kuvendit marrëveshjen e plotë e cila më pas do të miratohet nga deputetët.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përcaktuar datën 30 korrik si ditën kur do të votohet në Parlament nëse do të kemi apo jo ndryshim të Sistemit Zgjedhor sipas kërkesës së deputetëve të opozitës parlamentare.

o.j/dita

June 30, 2020 10:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim