Më bëri përshtypje shkrimi i Manxhar Bines

January 17, 2016 13:33

Më bëri përshtypje shkrimi i Manxhar Bines

Letër e nënshkruar

Pjetër Bubaj

 

E nderuara “DITA”! Dua të trajtoj diçka për kohën e LANÇ dhe të ndërtimit të vendit si periudhë 50 vjeçare. Më bëri përshtypje shkrimi i Manxhar Bines në gazetë. Po ku janë kuadrot e tjerë të LANÇ, që me siglën VFLP u hodhën në luftën legjendare dhe çliruan vendin nga bisha nazifashiste dhe bashkëpunëtorët e tyre ballisto-zogistë? Apo kuadrot që drejtuan vendin për ndërtimin e shoqërisë dhe në emër të partisë ngrinin peshë gjithë popullin për të kryer detyrat, kështu si lufta dhe puna përbëjnë një periudhë 50 vjeçare? Pse nuk flasin kundër atyre që nuk kanë lënë e nuk lënë gjë pa thënë duke e bërë gjithçka të zezë, si luftën dhe ndërtimin e vendit?

Flasin pinjollët e Ballit që dihet që duan të justifikojnë etërit e tyre dhe që sot janë protagonistë në politikë. Por ish-kuadrot dhe partizanët, qoftë dhe pasardhësit e tyre nuk duhet të heshtin. Sidomos tani që diskutohet heqja e dekoratave. Të njëjtën gjë duhet të bëjnë dhe ish-kuadrot qendrorë dhe të rretheve: të mbrojnë punën e bërë. Sepse falë të saj Shqipëria ka patur gjithë atë pasuri që vazhdon të vidhet tash e 25 vjet e me të cilën është krijuar oligarkia e vendit që po sundon.

January 17, 2016 13:33
Komento

1 Koment

  1. Zbuluesi January 18, 23:27

    Ja prit dhe pak sa ti dale gjumi Rustem Pecit z.Pjeter ? Nderime !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*