Me cilët kufij do të pranojë Serbia të anëtarësohet në BE?

February 2, 2018 09:49

Me cilët kufij do të pranojë Serbia të anëtarësohet në BE?

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk e ka njohjen e Kosovës si kusht për anëtarësimin e Serbisë.

Ajo ka folur gjatë një mbledhjeje të përbashkët mes qeverisë serbe dhe asaj sllovene gjatë së cilës referoi qëndrimet e presidentit të Parlamentit Europian, Tajani.

“Mendoj se u tha qartë nga presidenti i PE-së, Tajani se Serbia nuk ka pse të njohë pavarësinë e Kosovës për t’u anëtarërsuar në BE”, tha ajo. Sipas saj për Beogradin mjafton përmbushja e marrëveshjes së Brukselit, të cilën Serbia e ka realizuar në pjesën më të madhe.

Qëndrimi serb luan me hapësirat e krijuara nga mesazhi dhe kërkesa europiane për të mos importuar problem kufitare në BE nga vendet aspirante – shkruan ResPublica.

Serbia po synon të imponojë si kartë lehtësuese suksesin e dialogut me Prishtinën duke shmangur njohjen që është në fund të fundit diskrecion i një shteti. Nuk dihet se me cilët kufinj do të pranojë të anëtarësohet në BE Serbia, pasi referuar Kushtetutës së saj, Kosova është pjesë integrale e saj, ndërkohë që shumica e vendeve të BE-së e njohin Kosovën shtet.

Ky është një paradoks që vetëm Ballkani mund ta prodhojë sigurisht me Serbinë si kampione e pakonkurueshme e kësaj diplomacie që pajton vetëm në imagjinatën e saj, atë që nuk përligjet në realitet.

Për më shumë, mund të klikoni KËTU

b.m. / dita

February 2, 2018 09:49
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 February 2, 10:40

    a thu ta këthejë ramushi pasaportën dhe thaçi idenë e dhënjes së pasaportave shqiptare,nëse sërbia hynë në BE dhe për pasojë dhe kosova të ketë të njëtën të drejtë për të lëvizjes pa viza në europë??
    ma merr mëndja se PO!!
    ata si prioritet të qeverisë kanë vetëm lëvizjen e lirë të qytetarëve!!
    asgjë tjetër!!
    ps:harrova karriket e tyre!!kjo është në vënd të parë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*