“Me dashuri nga Rusia”, Putin mbush sërish avionët me ndihma për Italinë

March 26, 2020 09:10

“Me dashuri nga Rusia”, Putin mbush sërish avionët me ndihma për Italinë

Mbrëmjen e së mërkurës mbërritën në Bergamo një ekip mjekësh nga Rusia dhe disa ndihma. Kjo u bë e ditur nga kreu i qeverisjes rajonale të Lombardisë në Itali, Attilio Fontana. Në pakot e dërguara shkruhej: “Me dashuri nga Rusia”

“Në orën 19:00, një grup mjekësh e infermierësh do të vijnë në Bergamo nga Rusia. Është një staf prej 150 personash”, ka bërë të ditur Fontana.

Ndërkohë, dy ditë më parë, një ekip mjekësh prej 53 personash nga Kuba mbërritën në Itali.

Pavarësisht mbështetjes që po merr nga shumë vende, situata në Itali vijon të jetë e rëndë edhe pse numri i personave të prekur është në rënie. Këtë të mërkurë, humbën jetën edhe 4 mjekë të tjerë, duke e çuar në 29 numrin e të vdekurve mes bluzave të bardha.

 

March 26, 2020 09:10
Komento

1 Koment

  1. Shefqet Cela March 26, 12:48

    Eh! TE KISHIM EDHE NE MIQ TË TILLLË.
    FAJIN NUK E KANË VETËM ATA, PA ASNJË DYSHIM.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim