“Me dimrin kalojmë pjesën më të madhe të së keqes”, Rama bën thirrje qytetarëve: Kontribuoni që të shmangim një mbyllje tjetër me çdo mënyrë

November 21, 2020 19:15

“Me dimrin kalojmë pjesën më të madhe të së keqes”, Rama bën thirrje qytetarëve: Kontribuoni që të shmangim një mbyllje tjetër me çdo mënyrë

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë dhe të shmangin një mbyllje tjetër totale si ajo e pranverës që lamë pas.

Ai thotë se kjo gjë duhet të bëhet nga qytetarët me çdo mënyrë dhe gjithashtu garanton se bashkë me dimrin e vështirë Shqipëria do të kalojë edhe pjesën më të keqe të pandemisë

Ne do e fitojmë këtë luftë. Me mund të vazhdueshëm, pa u lodhur. Ju lutem të gjithëve, kufizoni çdo lëvizje që është e mundur, kontribuoni që të shmangim një mbyllje tjetër, me çdo mënyrë. Dhe as mos dyshojmë në vërtetësinë e informacioneve për të cilat autoritetet e qeveria mban përgjegjësi të lartë, dhe as mos bini pre e frikës nga ata që fatkeqësisht ju duan mish për top për pushtet.
Do e kalojmë edhe këtë dimër të vështirë, dhe bashkë me të do e kalojë Shqipëria pjesën më të madh të të keqes që na zuri.”- tha Rama.

h.b/dita

November 21, 2020 19:15
Komento

2 Komente

  1. lejlek November 21, 21:45

    Edi,te detyrohen te gjithe te moshuarit qe nuk punojne te qendrojne ne shtepi.
    Te detyrohen pensionistet te marrin pagat ne banka me karta ose posta te kete bankomat. Levizja e papuneve e pensionisteve me ore te caktuara.
    Mosha e te vdekurve eshte rreth te 65 e poshte shumica, pra jane njeres aktive per pune akoma, ndaj ekspozohen me shume ndaj rrezikut.
    Mos degjo brockulla politike ,mbro shqiptaret.

    Reply to this comment
  2. Martin November 21, 23:03

    Mbyllja shteterore do te jete vetevrasje popullore;
    i vetmi shpetim eshte kujdesi maksimal personal.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim